Skip to content
Të Gjitha

Gjendet tjetër makinë e shkrumbuar/ Policia dyshon se ka lidhje me grabitjen në Rinas

· 1 min lexim

Gjendet edhe makina e tretë e djegur që prej pasdites së djeshme, këtë herë në Tapizë, vetëm një fshat larg Rinasit.

Makina është gjetur e shkrumbuar gjatë natës dhe dyshimet e para të policisë janë se automjeti mund të jetë përdorur nga grabitësit në Aeroportin e Rinasit, megjithatë ende asgjë nuk është vërtetuar.

Nga çfarë mësohet, brenda mjetit janë gjetur disa armatime të rënda të tilla si: kallashnikovë dhe granata.

Ende është duke u punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe mbi të gjitha, nëse makina e djegur ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë me grabitjen e madhe të ndodhur.