Grabitja spektakolare e realizuar pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vdekur edhe një nga grabitësit, ka qenë kryefjala e mbrëmjes.
Deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i personit të vrarë, por u mësua se komandoja që ishte njëkohësisht edhe “truri i operacionit”, a qenë Admir Murati.
Këtë të dhënë e zbulojnë mediat greke, konkretisht Protothema, një nga mediat më të mëdha greke, e cila sqaron gjithashtu se Murataj ka qenë edhe i dënuar më parë nga autoritetet greke.
Megjithatë Policia e Shtetit deri më tani ka shoqëruar 40 persona, prej nga janë lëshuar edhe 4 urdhër arreste.
Por kush është Admir Murati?
Sipas mediave greke, Murati është arratitur në vitin 2013 nga burgu i Trikalas së bashku me 10 shqiptarë të tjerë, që cilësoheshin si të rrezikshëm nga autoritetet greke. Më tej shtohet se policia greke kishte arritur që të arrestonte shokët e Muratit, por nuk kishte rënë dot në gjurmët e tij, derisa vijnë në ditën e djeshme, ku janë vjedhur plotë 10 milonë euro.