Zbardhen detaje të reja nga plagosja e Kujtim Metës ditën e djeshme në Lushnje.
Autori ka qëlluar 4 herë në drejtim të 44 vjeçarit nga një distancë 1 metër dhe të gjitha plumbat e pistoletës e kanë prekur në pjesë të ndryshme të trupit. Atentatori është futur i vetëm në lokalin ku Meta po pinte kafene në tavolinën qendrore, ndërsa në ambientet e tij ishin edhe 7 klientë të tjerë. Autori sipas deshmitarëve në vend ngjarje ka qene i maskuar me syze të errëta, maske anti-Covit me kapuçin e xhupit në kokë në ngjyrën blu të errët dhe me pistoletë me silenciator .
20 minuta kishte Kujtim Meta që ishte ulur në këtë tavoline për të pire kafene e pasdites kur një person i maskuar ka qëlluar me pistoletë drejt tij.
Ka qëlluar direkt drejt 44 vjeçarit dhe është largur në këmbë drejt stacionit të trenit në lagjen Saravë. Asnjë nga kamerat e zonës sipas burimeve policore nuk ka kapur imazhin e qarte te autorit. Ai shihet duke u futur i vetëm në lokal dhe del duke vrapuar pasi ka qëlluar me arme. Te terrorizuar kanë qenë edhe disa nga dëshmitaret në vend ngjarje të cilët kur kane parë personin e maskuar që hyri në lokal nuk kanë lëvizur nga tavolinat e tyre derisa ai është larguar.
Ka qene pronari i lokalit te kafenesë ai që dërgoje në spital të plagosurin , ndërsa ky i fundit është dërguar në Spitalin e Tiranes dhe ndodhet ne gjendje të rëndë shëndetsorë.
Për grupin hetimor deri tani nuk ka asnjë piste të qarte rreth motivit te plagosjes dhe po shqyrtohen te gjitha rrethanat e mundshme te ngjarjes. I plagosuri nuk ka folur asgjë ne lidhje me identitetin e autorit te ngjarjes, ndërsa janë marre ne pyetje mbi 20 persona te ndryshëm për këtë plagosje.
Kujtim Meta punonte me kamionçine dhe nuk ka qene asnjëherë i skeduar apo problematike për policisë.