Skip to content
Aktualitet

Berisha-Ramës: Opozita do të garantojë 100 për qind vdekjen tënde politike

· 2 min lexim

Është shoqëruar me debate seanca e sotme plenare, teksa po flitej për konsultimet për presidentin e ri të vendit.

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sërish opozitën, duke e konsideruar si ambasadën amerikane, që cakton se kush do rrijë dhe kush do të largohet.

Më herët Rama u shpreh se nëse Sali Berisha merr drejtimin, ai do të ndërpresë çdo marrëdhënie me PD-në.

Rama:Jeni ndarë prej Amerikës ju?

Është qesharake, flisni sikur jeni diplomatë të ambasadës amerikane dhe caktoni kush do rrijë e kush do largohet. E ka kush e ka, kapni flamurin e PD-së se e keni bërë si çarçafët e shtëpive të qejfit që nuk dihet kush i tund e i shkund.

Ndërkohë Berisha tha se psikoza e vdekjes e kap njeriun që vjedh dhe është i tmerruar nga trofetë që ka vjedhur

 

BerishaMbatharaku ia mbathi, është psikozë e vdekjes e kap njeriun kur ai ka kryer krime që tejkalojnë dhe vrasjet. Psikoza e kap njeriun kur bashkëpunëtorët e tij janë në biruca dhe çdo natë e thërrasin eja te ne. E kap njeriun kur e di se është kapur në flagrancë duke vjedhur mandatet në këtë parlament dhe votën e shqiptarëve. Ai prodhon masa të revoltuar njerëzish.

Psikoza e vdekjes e kap njeriun që vjedh dhe është i tmerruar nga trofetë që ka vjedhur, i them se je i pashpresë se opozita vdekjen politike do ja garantojë. E kanë nxjerrë përdhunisht nga avioni për krahësh, ka menduar se qëndron mbi ligjin kudo që shkon.