Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Drejtonte organizatën e trafikut të kokainës”, prokuroria belge kërkon 8 vite burg për Ramazan Rrajën

19:32 20/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Çështja e Ramazan Rrajës, nipit të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja është kthyer sërish në qendër të vëmendjes nga prokuroria belge e cila ka kërkuar 8 vite burg, ndaj tij.

Mediat belge shkruajnë se një letonez dhe dy shqiptarë, Rraja së bashku me kushëririn e tij Fioralb Rraja akuzohen për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës, e cila sipas mediave belge lundronte në luks dhe në para.

Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antwerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale kryente pastrimin e parave përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që arrinin deri në 11 milionë euro.

Sipas prokurorisë belge biznesmeni letonez në nëntë muaj kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Europës, por edhe në Kolumbi, Ekuador si edhe Republikën Domenikane.

Ndërkohë nga operacioni i kryer për arrestimin e anëtarëve të kësaj bande, policia gjeti qindra foto të stilit të jetesës luksoze, ku sipas mediave belge, vetëm ora ‘Richard Mille’ që mban Ramazan Rraja kushton 665 mijë dollarë.

Rraja shfaqej në foto edhe teksa ngiste Ferrarin dhe Lamborghinin si dhe tregonte paratë e shumta që fitonte.

Ndërkaq, kreu i bandës Kaspars N. investoi një pjesë të të ardhurave në Ké Group, një zinxhir dyqanesh perimesh, duke përfshirë Pokerrito në Nationalestraat në Antwerp.

Por si nisi hetimi?

“Antëerp” është pjesë e një hetimi të nisur në Bavari të Gjermanisë. Në vitin 2018, policia atje mori një denoncim nga një supermarket ku përveç bananeve gjetën edhe kokainë në kuti. Ai që kishte themeluar kompaninë e bananeve ishte Kaspars N. nga Letonia i cili jetonte në Berçem afër Antwerpit të Belgjikës. Sipas prokurorit, biznesmeni letonez ishte një trafikant ndërkombëtar teksa kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Evropës, por edhe në Kolumbi, Ekuador dhe Republikën Domenikane.

Përgjimet

Policia kishte vendosur aparate përgjimi në banesën e tij në Berçem duke përgjuar disa telefonata rresht. Në bazë të përgjimeve, kjo bandë ka shitur 450 bukë (buka përdorej si gjuhë e koduar për 1 kg kokainë) në Evropë, me një vlerë neto prej më shumë se 11 milionë euro.

Të gjitha bisedat e përgjuara kishin të bënin me futjen e ngarkesave të kokainës, ku banda përdorte GPS për të gjetur kontejnerët e kokainës, makina me vendngarkimet e caktuara, dokerë të korruptuar që nxirrnin kokainën, madje edhe një oficer policie të korruptuar që ‘mbyllte njërin sy’.

Sherri me avokatët

Pas ngritjes së aktakuzës, ka pasur një përplasje të ashpër mes kryetarit të gjykatës dhe avokatëve. Avokates iu kërkua të paraqesë kërkesën e saj me shkrim tek të gjitha palët. Sipas medias belge avokatët e trafikantëve të drogë përpiqen të sillen vazhdimisht në këtë mënyrë kur mbrojnë të tilla raste. Avokati Sanne De Clerck, i cili përfaqëson të dyshuarin kryesor Kaspars N. e refuzoi një të tillë, ndërsa edhe avokatët e tjerë vepruan po njësoj.

Operacioni i vitit 2020

Pak orë para bastisjes së madhe në dhjetor 2020, kreu i bandës Kaspars N. mori një telefonatë se policia ishte pranë tij. 13 anëtarët e bandës po ndiqen penalisht për trafik të sasive të mëdha të kokainës, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash.

Policia sekuestroi një kontejner me 57 kg kokainë mes bananeve. “Vetëm në bazë të përgjimeve, kjo bandë ka shitur 450 bukë (gjuha e kodit për 1 kg kokainë) në Evropë”, tha prokurori. Një kilogramë kokainë llogaritej për 26 mijë euro duke prodhuar një pasuri kriminale prej më shumë se 11 milionë euro”. “Vetëm kini kujdes nëse mendoni se do të hani perime të shëndetshme. Kjo bandë e trafikut të drogës ka biznese të ndryshme që pastrohen paratë”, u shpreh prokurori.

Prokuroria kërkoi 9 vjet burg për Kaspars N. dhe 8 vjet për dy drejtuesit e tjerë, Musa G. dhe Ramazan Rrajën, ndërsa për anëtarët e tjerë të bandës pritet të përballen me dënime nga 4 deri në 6 vjet.

Të lidhura

Zbulohet një tjetër rast prostitucioni, arrestohen dy persona
Aktualitet

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, në pranga 20-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas kolumbian trafikonin vajza të...

13:46 09/07/2025
Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë
Aktualitet

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë i Parlamentit Europian ka miratuar në seancë plenare në Strasburg raportin për progresin e Shqipërisë...

13:27 09/07/2025
Para
Gjiknuri i përgjigjet Berishës: 9 vite më parë na la në duar “kufomën energjetike”

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: 9 vite më parë na la në duar “kufomën energjetike”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbulohet një tjetër rast prostitucioni, arrestohen dy persona

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë, në pranga 20-vjeçari

13:46 09/07/2025
Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë

13:27 09/07/2025
Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

Pas 11 ditësh kërkimesh, 70-vjeçari gjendet i pajetë në lumin Devoll

13:06 09/07/2025
Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë para bashkisë

Lirimi i hapësirave publike në Laç, tregtarët ambulantë protestë para bashkisë

12:41 09/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.