Skip to content
Të Gjitha

Mbushet morgu i Tiranës me familjarë/ Viktima e Rinasit ende i paidentifikuar

· 2 min lexim

Ende nuk është zbuluar identiteti i saktë  i grabitësit që mbeti i vrarë sot në pistën e aeroportit të Rinasit.

Ai nuk kishte me vete kartën e identiteti.

E vetmja foto që i është bërë, është ajo nga vendi i ngjarjes.

Policia ia ka paraqitur rreth 40 të shoqëruarve në polici për ngjarjen, por asnjëri nuk nuk e njihnte.

Trupi i tij ka mbërritur në morgun e Tiranës dhe tashmë do t’i nënshtrohet autopsisë.

Ai ka marrë një plumb në kokë.

Ndërkohë do t’i bëhen analizat e ADN-së përmes gjurmëve të gishtërinjve për të mësuar identitetin e tij.

Morgu i Tiranës mbushet me familjarë, persona që dyshojnë se i vrari mund të jetë i afërm i tyre.

Të dhëna të tjera që kanë dalë mbi identifikimin e tij janë, mosha mbi 30 vjeç, dhe gjatësia e tij 1.75 cm.

Kujtojmë se grabitësi mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Autorët e tjerë u larguan nga vendi i ngjarjes me shumën prej 10 milionë eurosh, duke braktisur furgonin me mbishkrimin të falsifikuar “Hetimi Tatimor” dhe u larguan me një automjet tjetër.

Automjet ky që u gjet më tej i djegur pranë Bathores.

Për të humbur gjurmët ata dyshohet të kenë lëvizur me një automjet të tretë për të vazhduar arratinë e tyre.