Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

FMN përgjysmon parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë, më e ulëta në rajon

21:02 19/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në dritën e zhvillimeve të reja pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, ka ulur ndjeshëm pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, me më shumë sesa përgjysmim.

Në raportin e prillit të “Pasqyrës Ekonomike Globale”, të sapopublikuar, FMN parashikon që ekonomia shqiptare do të rritet ketë vit me vetëm 2%, nga 4.5% që ishte parashikimi në muajin tetor. Ky ngadalësim vjen pasi në vitin 2021, ekonomia vendase u rrit me 8.5%, pas rënies me 3.5% në vitin 2020, kur ekonomia vuajti pasojat e pandemisë. Ritmet e rritjes pritet të jenë të ulëta edhe në vitin 2023, me 2.8% dhe do të përshpejtohet lehtë në 3.4% deri në vitin 2027.

Vendi ynë vlerësohet se do të ketë rritjen më të ulët në rajon. Për Malin e Zi vlerësimi është 3.8, për Bosnjë Hercegovinën 2.4%, për Kosovën 2.8%. Maqedonia e Veriut pritet të ketë një rritje prej 3.2%. Më pak pritet ta ndiejë luftën Serbia, që vlerësohet se do të zgjerohet me 3.5% këtë vit dhe do të përshpejtohet në 4% vitet në vijim.

Të gjitha institucionet ndërkombëtare kanë rishikuar në ulje javët e fundit pritshmërite për rritjen ekonomike të vendit, për shkak të efekteve që po jep në ekonominë globale lufta e Rusisë ndaj Ukrainës. Por, FMN deri tani është më pesimistja. Ulja e parashikimit të FMN-së lidhet me luftën dhe ndikimin e saj në partnerët kryesorë të vendit (si Italia) si dhe situatën energjetike.

Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor.

Banka Botërore në raportin e fundit ”Lufta në Rajon” për Europën Qendrore dhe Azinë pret tashmë që ekonomia vendase të rritet me 3.2 për qind, ose 0.6 pikë përqindje më pak se raporti i mëparshëm. Edhe për vitin 2023, ekonomia pritet të rritet me 3.4%, ose 0.3 pikë përqindje më pak se vlerësimi i mëparshëm.

Ulet pritshmëria për rritjen globale

Sipas perspektivës Ekonomke Globale të prillit të FMN-së, të titulluar, “Lufta frenon rimëkëmbjen ekonomike”, perspektivat ekonomike globale janë përkeqësuar ndjeshëm që nga parashikimi i fundit në janar. Në atë kohë, FMN parashikonte që rimëkëmbja globale të forcohej nga tremujori i dytë i këtij viti pas një ndikimi jetëshkurtër të variantit Omicron. Që nga ajo kohë, perspektiva është përkeqësuar, kryesisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës – duke shkaktuar një krizë tragjike humanitare në Europën Lindore – dhe sanksioneve që synojnë të bëjnë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund konflikteve.

Përtej ndikimeve të menjëhershme humanitare, lufta do të frenojë rëndë rimëkëmbjen globale, duke ngadalësuar rritjen dhe duke rritur inflacionin edhe më tej. Raporti parashikon që rritja globale të jetë në 3.6 për qind në 2022 dhe 2023, përkatësisht 0.8 dhe 0.2 pikë përqindjeje më e ulët se në parashikimin e janarit. Ulja e vlerësimit reflekton kryesisht ndikimet e drejtpërdrejta të luftës në Rusi dhe Ukrainë dhe efektet globale të saj.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina parashikohet të përjetojnë tkurrje të mëdha të PBB-së në vitin 2022. Kolapsi i rëndë në Ukrainë është rezultat i drejtpërdrejtë i pushtimit, shkatërrimit të infrastrukturës dhe eksodit të njerëzve të saj.

Në Rusi, rënia e mprehtë reflekton ndikimin e sanksioneve me ndërprerjen e lidhjeve tregtare, dëmtim të madh të ndërmjetësimit financiar të brendshëm dhe humbjen e besimit.

Ukraina pritet të ketë një rënie ekonomike prej -35% dhe Rusia prej -8.5%. Raporti thekson se efektet ekonomike të luftës po përhapen gjerësisht – si valët sizmike që burojnë nga epiqendra e një tërmeti – kryesisht përmes tregjeve të mallrave, tregtisë dhe lidhjeve financiare. Për shkak se Rusia është një furnizues kryesor i naftës, gazit dhe metaleve, dhe, së bashku me Ukrainën, të grurit dhe misrit, rënia aktuale dhe e pritshme e ofertës së këtyre mallrave tashmë i ka rritur ndjeshëm çmimet e tyre.

Europa, Kaukazi dhe Azia Qendrore, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, dhe Afrika Sub-Sahariane janë më të prekura. Rritja e çmimeve të ushqimit dhe karburantit do të dëmtojë familjet me të ardhura më të ulëta në nivel global, duke përfshirë këtu shtetet e Amerikës Jugore dhe Azisë.

Të lidhura

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’
Aktualitet

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Pogradeci u bë sërish skena e një prej aktiviteteve më të veçanta për fëmijët, duke mirëpritur për të tretin vit...

19:56 26/07/2025
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës
Aktualitet

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme Parkun Kombëtar të Prespës, në zonën mbi fshatin Pustec, duke shkaktuar alarm...

18:40 26/07/2025
Para
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, kush është 28 vjeçari që u plagos (Emri)

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, kush është 28 vjeçari që u plagos (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

Mbahet për të tretin vit ‘Maratona e Bebeve’, 80 foshnja në ‘garë’

19:56 26/07/2025
Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

Përmbysje në Europë, Shqipëria ngjitet ndjeshëm në renditjen e UEFA-s

19:36 26/07/2025
Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

Të paktën 25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma

19:00 26/07/2025
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

18:40 26/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.