Skip to content
Aktualitet

Lideri çeçen paralajmëron pushtimin e këtij rajoni në Ukrainë

· 2 min lexim

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov, i cili njihet si aleati i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar pushtimin e fabrisës së çelikut më Azovstal në Mariupol, e cila aktualisht po mbrohet nga forcat ukrainase.

Përmes një mesazhi zanor në telegram, Kadyrov thekson se forcat ruse do të nisin një operacion të gjerë për marrjen e fabrikës së çelikut.

“Sot, me ndihmën e të Plotfuqishmit, ne do ta marrim Azovstal,” tha Kadyrov në një mesazh audio në kanalin e tij Telegram.

Lideri më besnik çeçen i Vladimir Putinit, i identifikuar si Ramzan Kadyrov, fshihet në një bodrum në Ivankov, në lagjen e Kievit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, sipas raporteve të agjencisë së shtypit UNIAN.

Ndërkohë nga ana tjetër theksohet se Kremlini zyrtar ka deklaruar se “nuk ka informacion” për praninë e mundshme të Ramzan Kadyrov në Ukrainë. Kështu tha zëdhënësi i tij Dmitry Peskov, cituar nga TASS, pasi autoritetet ukrainase zbuluan se ai fshihej në një bodrum në Ivankov, në rrethin e Kievit. Vetë Kadyrov pretendoi në një video në Telegram se ishte afër Kievit.

Ish-deputeti ukrainas Yevhen Rybchynsky ka premtuar një shtëpi afër Kievit për këdo që arrin të vrasë liderin çeçen më besnik të Putinit, Ramzan Kadyrov. Këtë “ofertë ish-deputeti e postoi atë në llogarinë e tij në Facebook.