Prokuroria e Tiranës do të kërkojë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj, Fatos Alimadhit, vëllait të ish deputetit Adriatik Alimadhi, i arrestuar tre ditë më parë, për akuzat e mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës.
Referuar dosjes hetimore Fatos Alimadhi u arrestua, pasi më datë 12 prill është kallëzuar nga shtetësja, Monika Çela, 57 vjeç.
“Ne dëshminë e saj gruaja thotë se një ditë perpara se të depozitonte kallëzimin Monika Cela ka shkuar në degen e Bankes BKT, në zonën e liqenit në Tiranë. Aty ka konstatuar se nuk mund të terhiqte parate nga llogaria e saj e pages. Per ketë fakt ka kontaktuar me punonjes té bankes. Ata i kanë věně ně dijeni se llogaria e saj, është bllokuar me kërkese dhe sipas urdhrit te venies në sekuestro nga Përmbaruesi Gjyqesor Fatos Alimadhi në datë 23.03.2022.
Me pas i ka kerkuar punonjèses se bankes t’i vinte në dispozicion një kopje të urdhërit të bllokimit të llogarisë se saj. Punonjesja i ka thënë që në këto momente nuk mundej por me telefonin e saj i ka bere dy foto ekranit tě kompjuterit ku shfaqen të dhena që jo ishte debitore në vlerên 119,649,00 Leke. Ne foton dytë ishte një dokument i leshuar nga MCA (Micro Credit Albania), me të mjejtën vlerë në monedhën Lekë.
Ne datë 12.04.2022, po nga punonjës të bankës i éshtë vënë në dispozocion nje kopje e urdherit të vënies në sekuestro të përmbaruesit Fatos Alimadhi ku eshte e njëjta vlerë, 119,649,00 por jo në Leke por në Euro, Punonjesit e bankes i kanë vene ne dispozicion nje kopje të urdhërit të vendosjes se sekuestros mbi llogarinë e saj, i cili ështe leshuar nga ky Përmbarues Gjyqësor, një kopje të se cilit na e ka vene ne dispozicion. Me tej ajo ka saqaruar se sipas urdherit te venies ne sekuestro ajo, shtetesia Monika Cela rezultonDebitore-Hipotekume, ne nje kredi me nr.0633 date 17.11:2003, marre nga ishbashkeshorti i saj Artur Cela. Bashkeshorti i saj Artur Cela ka nderruar jete në mars se vitit 2011.
Në atë kohë në lidhje me kredine qe ai kishte marre ne Tirana Bank, kjo bankë ka kryer procedurat duke perfinuar siguracionin e jetés sé bashkeshortit të saj, por njekobesisht ka marre dhe pronën që ishte vendosur si kolateral për kredinë qe kishte marre ishbashkeshorti. Nga Urdhri i venies në sekuestro rezalton se kredia e marre nga ishbashkeshort i saj nuk eshte shlyer, por Tirana Bank ja ka shitur Shoqerise Micro Credit Albania Shpk. Kjo shoqeri i ka kerkuar Permbaruesit Gjyqësor Fatos Alimadhi i kryej procedurat pèr ekzekutimin e kthimit se borxhit.
Nga ana e Përmbaruesit Gjyqsor Fatos Alimadhi, kjo shtetuse nuk eshte njoftuar asnjehere a me shkress zyrtare dhe as njëpërmjet telefonit në lidhje me kete kredi të pashlyer. Gjithashtu shtetasja Monika Cela sqaron se kjo kredi eshte likujduar në momentin qe banka Tirana Bank ka perfituar siguracionin e jetës te ishbashkeshortit te saj Artur Cela, dhe marrjen dhe shitjen e prones e cila ishte vendosur si kolateral per kete kredi.
Me date 12.04.2022 ajo ka marre kontakt me Pérmbaruesin Gjyqësor Fatos Alimadhi, i cili i ka thenë se nuk mund t’i vinte ne dispozicion kopje te dokumentacionit mbi të cilin ka vendosur urdherin e sekuestros pasi nuk e kishte një të tillë dhe se për këtë dokumentacion duhet ti drejtohej me shkrese Shoqërisë MCA Sh.P.K. Pas njoftimeve te bera nga ana jonë në datat 12 dhe 13 prill 2022 që shtetasi Fatos Alimadhi të paraqitej për të dhënë shpjegime në lidhje me kallezimin e shtetases Monika Cela, ai shmangej duke mos hapur telefonin dhe duke mos u gjendur as në shtëpi as në zyrën e tij (bashkelidhur procesverbalet e kontrollit te personit që nuk gjendet), kohë të cilën ai e ka shfrytëzuar për të ndryshuar provat në ngarkim të tij, më konkretisht nëpërmjet përmbaruesit Saimir Dogjani ka përpiluar shkresën nr.064321 Prot date 13.04.2022 Urdhrin për heqjen e sekuestros konservative në lidhje me veprimet e kundraligishme nga ana e tij për të cilat ka bërë kallëzim shtetasja Monika Cela.
Dua tě deklaroj se nga ana e Permbaruesi Gjyqësor Fatos Alimadhi nuk jam njoftuar asnjëheré as me shkresa zyrtare dhe as njëpërmjet telefonit në lidhje me këtë kredi të pashlyer. Dua té deklaroj se kjo kredi éshte likujduar në momentin që banka Tirana Bank ka përfituar siguracionin e jetes të ishbashkëshortit tim Artur Cela, dhe marrjen dhe shitjen e pronës e cila ishte vendosur si kolateral për kétě kredi. Po sot me daté 12.04.2022 kam marre kontakt me Pérmbaruesin Gjyqesor Fatos Alimadhi, i cili me tha se nuk mund tê mê vinte né dispozicion kopje të dokumentacionit mbi të cilin ka vendosur urdherin e sekuestros pasi nuk e kishte një të tillë dhe se për kété dokumentacion duhet ti drejtohesha me shkres Shoqërisë MCA Sh.P.K. Gjithashtu dua të kallëzoj se Përmbaruesi Gjyqesor Fatos Alimadhi mè ka théně se për heqjen e sekuestros ka dhe një rruge tjetër duke bërë një marrëveshje me Shoqërinë Micro Credit Albania”-thuhet në dosje.