Sot gjatë seancës në Kuvend, Lulzim Basha ka lënë sallën e Kuvendit, menjëherë pasi drejtuesja e seancës i dha fjalën për të folur ish-kryeministrit Sali Berisha.Basha është kapur nga kamerat duke folur në telefon, ndërsa ka dalë nga salla.
Gjatë ditës së sotme, ka pasur përplasje në distancë mes Lulzim Bashës dhe Berishës, kryesisht për llogaridhënien që duhet të kenë secili prej tyre ndaj dosjeve të hapura.
Basha i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet për Berishën, njësoj siç ka kërkuar më herët dhe Rama, ndërkohë që ish-kryeministri tha se ish-kreu i PD-së nuk shkon dot në SHBA pasi ka dosje të hapura.
Pak ditë më parë Sali Berisha i është përgjigjur Lulzim Bashës, pasi ky i fundit i kërkoi SPAK që të niste hetimet ndaj tij, pas vendimit të SHBA-ve për ta shpallur non grata.
Berisha tha se i vetmi politikan që ka dosje në autoritetet jashtë vendit është Lulzim Basha, ndërsa shtoi se kryetarit të dorëhequr në PD, i janë hapur disa çështje nga organet e drejtësisë.
Berisha: Personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare është Lulzim Basha, pyeteni se pse u kthye nga Roma, dhe nuk shkoi në SHBA, pasi dosjen e Muzin e ka të hapur nga FBI.
Ju duhet të pyesni, mos hezitoni, e keni në media, kur u nis me Gjekmarkajn, ju duhet ti qëmtoni këto. Pyeteni se pse Edi Rama ia mbylli dosjen e rusëve.
Për të mos thënë pastaj dosjen përvëluese të Toyota Yaris, nëse ka një njeri që duhet të pyetet për dosje konkrete, pas Edi Ramës dhe ministrave të tij, është Lulzim Basha.