Partia Socialiste prite të mbledh grupin parlamentar ditën e martë të javës së ardhshme. Sipas burimeve brenda selisë blu në mbledhje pritet të diskutohet çështja e Aqif Rakipit, qëndrimi që do të mbajë Partia Socialiste, si dhe dorëzimi i emrave të propozuar nga deputetët socialist për presidentin/en e re.
Grupi parlamentar socialist pritet që të marrë një vendim politik në lidhje me të paktën dy mandate deputetësh të fituara nga ndikimi i drejtpërdrejtë i Aqif Rakipit në fushatë, i cili përshkruhet nga SHBA si një ish-deputet “famëkeq” me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri.
Djali i tij, Ornaldo Rakipi u zgjodhën deputetë në listat e PS-së në zgjedhjet e fundit me mbështetjen e Rakipit.
Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi se kishte vendosur sanksione ndaj ish-deputetit të Elbasanit, Aqif Rakipi. Në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, Rakipi përshkruhet si një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka ndikim të dëmshëm në proceset politike në Shqipëri.
Aqif Rakipi u zgjodh deputet në vitin 2013 në Qarkun e Elbasan, nën siglën e PDIU-së, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në zgjedhjet e vitit 2017 ai tregoi forcën e tij politike, duke marrë 18% të votave në Elbasan, që u përkthyen në dy mandate, nga tre që mori kjo parti në ato zgjedhje.