Ditën e sotme bashkëshorti i 30-vjeçares i cili u vra nga vjehrri i saj në Roskovec, mes lotësh foli në emisionin “Me Zemër të Hapur” rreth situatës.
Ai tregoi se marrëdhënia me Merushen ishte shumë e mirë dhe se ai nuk e kishte gënjyer atë në fillim të marrëdhënies së tyre, por i ka treguar gjithçka se ka qenë i divorcuar.
Po ashtu ai tha se nuk ka kërcënuar ish-bashkëshortin e Merushes.
Pyetje: Ju ka bërë me faj për gjithçka, se e keni detyruar Merushen dhe e keni sjellë nga Vlora.
Nuk ia dilnin dot atje se vetëm unë punoja dhe për këtë erdha këtu, jo për të ndodhur këtë që ndodhën.
Pyetje: Babai ju kishte kërcënuar?
Në fillim nuk më tha gjë, rrinim mirë ditët e para. Më pas filloi se nuk të lë këtu se do marrësh shtëpitë.
Pyetje: Çfarë kishte mes babait dhe Merushës? A është e vërtetë se e gënjyer duke i thënë se je djalë beqar dhe pa fëmijë?
Jo ajo e dinte shumë mirë, ka njerëz këtu.
Pyetje: Pak para teje ish-bashkëshorti ka deklaruar se është kërcënuar nga ana jote?
Jo nuk ka shans.
E dinin shumë njerëz se si kemi qëndruar bashkë, me mua nuk e ndante plumbi, e ndau kjo. Unë ika në punë dhe ajo po gatuante, më tha do hash bukë, i thash jo kur të kthehem. Sa shkoj në punë më merr xhaxhai në telefon shkoj në shtëpi pashë babain që po shkonte nga ullinjte atje ku u gjet që vari veten.
Në shtëpi shkoj dhe gjej Merushen të vrarë. Në varrim nuk shkova se nuk na pranuan,. Unë do të shkoj, por nuk dua të shkoj fshehurazi. I thamë tek morgu që të gjitha gjërat do t’i bëjmë ne , jo na thanë. Vinin në shtëpi dhe nuk merrnin masa dhe punonjës të policisë.