Mbrëmjen e sotme ish kryeministri, Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se nga ana fizike ndihej edhe më mirë se në momentin kur u dorëhoq nga politika aktive në vitin 2013. Por për pjesën e shpalljes “non grata” nga SHBA Berisha zbuloi se ka pasur 15 oferta pikërisht nga Amerika.
Gjithashtu ish kryeministri, Sali Berisha zbuloi se në momentin që nisi lëvizjen e tij të njohur si “foltorja”, kishte pasur presione të gjithëanshme.
Berisha tha se ndaj shumë anëtarëve të PD ishte ushtruar presion për heqjen nga puna si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik.
Si do e hiqni njollën me Amerikën?
Berisha: Nëse ju i referoheni se cfarë zgjodha unë, unë zgjodha një taktikë që nuk e bëri tjetër njeri, zgjodha përballjen me këtë gjë. Kam pasur 15 oferta…Nëse dikush afrohet për të zgjidhur problemin ligjërisht ai duhet të regjistrohet si lobist.Kam patur mbi 15 oferta të tilla dhe i kam refuzuar me bindjen absolute se është vendim 0.
Nuk mund të negocioj për një vendim të tillë, në gjyq mund ta faktoja, shkova për shpifjen dhe gjithcka e kam bërë për transparencë. Mund të bëja PR por jo, janë mbi 40 artikuj që janë best seller në zhanërin politik që provojnë këtë që them unë. S’ka asnjë dëshmi kundër meje, s’ke për ta gjetur kurrë.