Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VOA: Tension në mbledhjen e Grupit të PD, përplasje mes Berisha-Alibeaj, mungon Basha

20:26 12/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

Në Shqipëri mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate mes deputetëve që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, dhe pjesës tjetër.

Zyrtarisht zoti Berisha nuk është pjesë e grupit të Partisë Demokratike. Por që pas dorëheqjes së ish kryetarit Lulzim Basha, dhe marrjes së kontrollit të selisë, ai për herë të dytë ju bashkua mbledhjes së deputetëve. Ashtu si dhe herën e parë, mes tij dhe kreut të grupit Enkelejd Alibeaj, mësohet që dhe sot, të ketë patur shkëmbime replikash të forta.

Ish kryeministri e ka cilësuar të papranueshëm ankimimin nga ana e zotit Alibeaj të vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit. Zoti Berisha madje ka kërkuar dorëheqjen e zotit Alibeaj, duke e akuzuar atë se po punon kundër partisë për interesat e ish kryetarit Basha.

Ai deklaroi se “qenia e tij si kryetar i grupit, ndonëse me probleme statutore, u pranua me një marzh tolerance”, por “pas vendimit të tij për të paditur PD-në, për llogari të Qeverisë, ai për mua pushon së qeni kryetar i grupit. Padia s’ka asnjë bazë”, u shpreh zoti Berisha.

Zoti Alibeaj nga ana e tij, e ka akuzuar ish kryeministrin se ka pushtuar selinë e PD dhe se sipas tij vendimi i gjykatës ka qenë i paligjshëm dhe prandaj do duhet të pritet vendimi i Apelit. Në krah të tij ka dalë dhe deputeti Gazmend Bardhi. “Ka patur sot një shantazh, kërcënim e sulm të parapërgatitur nga zoti Berisha dhe një pjesë e kolegëve, vetëm se kryetari i grupit mendon ndryshe nga zoti Berisha”. Ai deklaroi gjithashtu se “për shkak të shpalljes “non grata” sot PD ka një kompleks të madh me veten” pasi sipas tij PD heshti ndaj vendimit të djeshëm të Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione ndaj ish deputetit Aqif Rakipi. “SHBA pranoi se krimi i organizuar bleu vota për llogari të Ramës. Në dy godina ka rënë heshtja, në selinë e PS dhe në godinën qëndrore të PD-së. Heshtjen në PS e kuptoj, por nuk arrij dot të kuptoj heshtjen e PD-së” u shpreh ai.

Diskutimet në mbledhjen e grupit kanë nisur që në orën 13.00 duke patur në fokus rrugët për të shkuar drejt bashkimit. Por sipas zotit Bardhi, “nuk mund të ecet përpara duke folur për bashkimin me fjalë, ndërsa me akte vijohet me nisma të njëanshme”, duke ju referuar proceseve për zgjedhjen e kryetarëve lokalë të PD-së apo dhe thirrjes më 30 prill të Kuvendit të partisë, nga ana e ish kryeministrit dhe mbështetësve të tij. “Shumica dërrmuese e anëtarëve të grupit ka ngritur me shqetësim ecjen përpara në mënyrë të njëanshme që çon në përçarjen përfundimtare të PD”, theksoi zoti Bardhi.

Ashtu si dhe herën e parë, edhe sot, ish kryetari demokrat Lulzim Basha, nuk mori pjesë në mbledhjen e grupit./VOA

Të lidhura

Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”
Aktualitet

Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

Werner Daum, ish-ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri gjatë viteve vendimtare të fundit të komunizmit, ka ndërruar jetë papritur në moshën...

16:34 12/07/2025
BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara
Aktualitet

BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

Bashkimi Evropian po përgatit një paketë masash të reja fiskale, me qëllim goditjen e konsumit të duhanit dhe sigurimin e...

12:41 12/07/2025
Para
Përplasja Alibeaj-Berisha, ish-kryeministri: Do ta ndjekë fati i Bashës!

Përplasja Alibeaj-Berisha, ish-kryeministri: Do ta ndjekë fati i Bashës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Fshatari, rosa dhe turisti

Fshatari, rosa dhe turisti

16:51 12/07/2025
‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

16:48 12/07/2025
Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

16:34 12/07/2025
BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

12:41 12/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.