Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lista e zezë me 7 emra/ “Rakipi i lidhur ngushtë me një Grup të Krimit të Organizuar”, çfarë shkruan VOA për sanksionet e SHBA

20:07 11/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

Shtetet e Bashkuara shpallën vendosjen e sanksioneve ndaj disa personave në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ish-kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, dhe ish-zyrtarë të lartë dhe figura publike në vende të tjera të Ballkanit.

“Ne i kemi ndërmarrë këto veprime në përgjigje të përfshirjes së këtyre ish-zyrtarëve në korrupsion të konsiderueshëm. Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe proceset publike në të dy vendet dhe gërryen besimin e publikut në qeveritë e tyre”, shprehet në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Përcaktimi për korrupsion, në bazë të nenit 7031(c) i ligjit për Financimin e Departamentit të Shtetit, Operacioneve Jashtë Vendit dhe Programeve që kanë lidhje me to, përfshin edhe ish-drejtorin e Departamentit për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut Sasho Mijalkov si dhe ish-prokuroren Gordana Tadiq nga zyra e kryeprokurorit në Bosnje Hercegovinë.

Po sot, Departamenti i Thesarit deklaroi sanksione duke përcaktuar shtatë persona dhe një entitet në Ballkanin Perëndimor, “duke vënë në shënjestër persona, që kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe qëndrimeve destablizuese”.

Mes tyre janë ish deputeti socialist Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi nga Shqipëria.

“Krimi i organizuar mbetet një kërcënim i rëndësishëm në Shqipëri dhe aktorët kriminalë mbeten me ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të kanalizuar mbështetjen për kandidatët e preferuar”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

“Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, i cili ka një ndikim dëmtues dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune ose favore në këmbim të votave për partinë e tyre politike të preferuar”, thuhet në deklaratë.

Deklarata vazhdon duke thënë se zoti Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup të Krimit të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe korrupsionin.

“Ylli Ndroqi është një pronar mediash, pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare në vitin 2020 dhe 2021 për veprimtari të mëparshme kriminale. Ndroqi ka shfrytëzuar mediat që dikur i ka pasur nën kontrollin e tij për të ushtruar shantazh ndaj qytetarëve shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të ndalimit të publikimit të njoftimeve negative në media”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Zoti Ndroqi përcaktohet në bazë të Urdhrit Ekzekutiv 14033 për përgjegjësi ose bashkëpunim, ose përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor./VOA

Të tjera

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal
Aktualitet

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Ky shkrim është pjesë e një serie që analizon draftin e ri të Kodit Penal të Shqipërisë. Në çdo pjesë,...

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve
Aktualitet

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një thirrje urgjente për evakuimin e banorëve në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, pasi...

13:28 13/08/2025
Para
Biznesmeni i karburanteve ‘nuk ndalet’, Shefqet Kastrati blen 60% të aksioneve të Euronews Albania

Biznesmeni i karburanteve 'nuk ndalet', Shefqet Kastrati blen 60% të aksioneve të Euronews Albania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

Burg me pagesë dhe me kusht: Drejtësia në ofertë speciale me draftin e Kodit të Ri Penal

17:57 13/08/2025
“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

“Apokalipsi” në Gramsh/ Flakët përpijnë gjithçka, shteti dorëzohet përballë zjarreve

13:28 13/08/2025
Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

Motorët përplasen me njëri-tjetrin në Konispol, humb jetën drejtuesi i njërit prej tyre

12:49 13/08/2025
“Do të shkatërroj o palaço”/ Ilir Meta sulmon Dumanin: Më ke marrë peng vjehrrën

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

12:39 13/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.