Mbrëmjen e sotme Kryeministri Edi Rama i ftuar në ‘Opinion’, është pyetur dhe për ministriat e tij që sot ndodhen pas hekurave, Lefter Kokën dhe Alqi Ballakon.
Rama tha se kur ministrat i ul në karrige, për çdo që bëjnë pas shpine mbajnë përgjegjësi personale.
“Gjërat janë të ndara. Raportet njerzore, personale, janë një gjë, dhe raporti i punës, nga njëra anë, me raportin e secilit me ligjin janë gjë tjetër.
Në rast se ti bën diçka të papritur dhe të pa konsultuar me babain tëndë, a ka babai yt përgjegjësi për ty!”, tha Rama.
A e dinit që deputetët tuaj, kanë shpenzuar shuma marramendëse në fushatë, u pyet më tej Rama duke iu referuar një shkrimi se si Bllako gjatë fushatës kish paguar shumë marramendëse për parukeritë e Shkozës në këmbim të votës së grave.
“Ti kërkron nga unë të marr seriozisht atë shkrim? Ti këkron që shqiptarët të marrin seriozisht se floktorët e Shkozës u mbushën me Channel!
E di sa shkrime ka pas për mua që jam shefi Kaza Nostrës! Vërtetohet duke nxjerrë provat jo duke gjëmuar nga mbrapa”, tha Rama
Unë me Lefterin kam bashkëpunu në mënyrë të shkëlqyer. Bashkë me Bllakon përsa i përket punës së përbashkët. Koka akuzohet për vepra që ka përgjegjësi personale.
Me mua nuk bën vaki, jam shumë i qartë që kur i jap çdo ministri atë mandatin për tu ulur në karrige, i them në atë karrige jeni ulur se ju kam zgjedhur unë dhe nga ky moment atë karrike do e mbni vetë.
Dhe për çdo që do bëni pas shpine, të gjithë këtij grupi këtu, do mbani përgjegjësi personale”, tha Rama