Ditën e sotme Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ervin Resuli ka reaguar sërish lidhur me njoftimin e shpërndarë nga ministria e Bujqësisë dhe hvillimit Rural lidhur me situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, për të cilin ka pasur reagime të shumta dhe asnjë zgjidhje.
Në reagimin e bërë, Resuli ka nënvizuar ndër rreshta të deklaratës së shpërndarë nga ministria, ku pranohej fakti se në vend kishte tregje të palicensuara për tregtimin e shpendëve dhe se monitoroheshin nga vetë specialistët.
Resuli e konsideron këtë si një bashkëpunim të ministrisë në krim dhe kërkon ndërhyrjen e SPAK për të bërë hetimet e mëtejshme.
Reagimi i Plotë nga Resuli:
Ky njoftim i bërë nga ministria e bujqësisë është nga më të turpshmit. Ministria pranon se ka tregje te palicencuara, pranon që i kontrollon dhe monitoron ato.
Bashkëpunimi në kryerjen e një krimi të tillë është në kushtet e flagrancës. SPAK, duhet të veprojë urgjentisht, pasi kryerja e një krimi të tillë, pra hapja e tregjeve të palicencuara, në situatën e gripit të shpendëve, përveç se cënon shëndetin e konsumatorëve, cënon rëndë dhe sigurinë kombëtare.
Situata bëhet më e rëndë kur ministria deklaron se këtë krim e ka kryer në bashkëpunim me autoritetet vendore. Drejtësia duhet të veprojë.