Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Meta intervistë për TV bullgar: Për Ballkanin nuk është zgjidhja ndryshimi i kufijve

19:54 06/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Mbrëmjen e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një intervistë për televizionin publik të Bullgarisë BNT.

Meta ka folur lidhur me sigurinë e Ballkanit Perëndimor pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Intervista:

1-Si ka ndryshuar arkitektura origjinale e sigurisë në Ballkan që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia?

E gjithë arkitektura e sigurisë globale do të ndryshojë dhe do të përshtatet pas këtij agresioni të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus kundër Ukrainës, pasi ky është një precedent i tmerrshëm i krijuar nga një aktor shumë i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare, anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Arkitektura e sigurisë europiane, natyrisht, do të duhet t’i përshtatet këtij realiteti. Shumë vende, përfshirë anëtarë të NATO-s do të duhet të rregullojnë politikat e tyre të mbrojtjes dhe të sigurisë. Edhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu pjesë e kësaj përshtatje me situatën e re.

Për fat të mirë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë anëtarë të NATO-s. Vendet e tjera janë gjithashtu pjesë e një partneriteti me NATO-n të cilat kanë interes të anëtarësohen në BE. Ata do të duhet të harmonizojnë politikën e tyre të jashtme me atë të Bashkimit Europian.

Ne nuk duhet ta marrim si të mirëqenë atë që është arritur deri tani për të vendosur paqen, por të kujdesemi për ta ruajtur dhe konsoliduar atë; të punojmë së bashku për të mbetur një rajon i sigurt, jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe tërheqës për zhvillim më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm, për të përfituar nga kjo situatë, që ta bëjë rajonin një mjedis më të rëndësishëm për investime, siguri energjetike dhe korridore interaktive.

Kjo është shumë e rëndësishme për ne – Shqipërinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm.

2-Po ju pyes për Korridorin VIII. Gjatë vizitës së zotit Borrell në Tiranë, më kujtohet se ai tha se dezinformimi rus në Ballkan po rritet dhe se ai shërben si një mjet për të penguar integrimin europian.

Nuk jam këtu për të shtuar asgjë tjetër se ajo ç’ka thënë zoti Borrell. Është e rëndësishme që vetë Bashkimi Europian t’u përmbahet më shumë vlerave të tij thelbësore dhe të përpiqet të kujdeset më shumë për demokracitë tona në rajon – që ato të rriten dhe të konsolidohen.

Kjo do të shmangte erozionin e besimit si në Bashkimin Europian ashtu edhe në vendet tona, që mund të keqpërdoret nga Rusia apo aktorët e tjerë, që kanë interes të minojnë këto vlera europiane në rajonin tonë.

3-Ne përmendëm sigurinë rajonale. A ekziston rreziku i rishikimit, ndryshimit të kufijve të Ballkanit, veçanërisht në lidhje me situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë?

Ne e dimë se sa shumë ka vuajtur Ballkani dhe e gjithë Europa nga këto lojëra të çmendura të ndryshimit të kufijve që kanë shkaktuar  lumenj gjaku në rajonin tonë, në të cilat fatkeqësisht janë përfshirë edhe ish-zyrtarë të lartë të BE-së. Në këtë kontekst, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të përkushtuara ndaj vlerave të pakontestueshme të BE-së.

Zgjidhja nuk mund të jetë kurrë ndryshimi i kufijve por vetëm heqja e kufijve në bazë të të modelit të Europës së Bashkuar. Kjo në radhë të parë.

Së dyti, të zbatohen të njëjtat standarde europiane për pakicat dhe të drejtat e tyre në të gjitha vendet tona. Kjo është e vetmja zgjidhje në këtë kontekst.

4-Cili është dimensioni i Korridorit VIII për Bullgarinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe konteksti i politikave të transportit dhe lidhjes së energjisë në këtë pjesë të Ballkanit?

Ngjarjet e fundit kanë bërë më të rëndësishme përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dhënë një shtysë të re Korridorit VIII, që ka ngecur prej kohësh. Duhet të marrin fund fjalët boshe, retorikat dhe të kalohet në vepra dhe projekte konkrete.

Në këtë drejtim, u thashë liderëve të vendit tuaj, dhe në veçanti Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, se do të ishte shumë e rëndësishme të kërkojmë angazhim më serioz nga Qeveritë dhe institucionet tona, të punojmë së bashku – Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe gjithashtu me vendet e tjera, që janë të interesuara, në veçanti Italia, që gjithashtu mund të përfitojë në masë të madhe nga ky projekt, si dhe vende të tjera dhe mike në Bashkimin Europian.

Të lidhura

Të shtëna me armë në Korçë, autori mbyllet në banesë, Policia rrethon zonën
Aktualitet

“Ishte mbyllur në vetvete”/ Zhdukja e të miturit në Korçë, flet nëna e 16-vjeçarit

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, u trajtua historia e zhdukjes së 16-vjeçarit Anxhelo Abidini nga Korça. I...

13:53 17/06/2025
GJKKO rrëzon ankimin e Ajola Xoxës
Aktualitet

5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dënohen për shkelje në tendera/ GJKKO jep vendimin

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës për shkelje të barazisë në tendera publikë, në...

13:42 17/06/2025
Para
Çfarë po kërkon Putini para 9 majit? Johnson: Mizoritë nuk duken shumë larg gjenocidit

Çfarë po kërkon Putini para 9 majit? Johnson: Mizoritë nuk duken shumë larg gjenocidit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë në Korçë, autori mbyllet në banesë, Policia rrethon zonën

“Ishte mbyllur në vetvete”/ Zhdukja e të miturit në Korçë, flet nëna e 16-vjeçarit

13:53 17/06/2025
GJKKO rrëzon ankimin e Ajola Xoxës

5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dënohen për shkelje në tendera/ GJKKO jep vendimin

13:42 17/06/2025
“Dashuria e shekullit”/ Përplasja në sallën e gjyqit mes Hoxhës dhe Alibejt për Megi Kilën

“Dashuria e shekullit”/ Përplasja në sallën e gjyqit mes Hoxhës dhe Alibejt për Megi Kilën

13:20 17/06/2025
Gjykata e Posaçme merr vendim për Erion Veliajn dhe Elman Abulen

Gjykata e Posaçme merr vendim për Erion Veliajn dhe Elman Abulen

12:52 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.