Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Riorganizimi i PD-së/ Bardhi i përgjigjet Berishës: Ky proces ka qëllim të marrë peng partinë!

18:28 06/04/2022
Reading Time: 2 min lexim

Pasditen e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur qëndrimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha për riorganizimin brenda selisë blu.

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se Komisioni i Rithemelimit po vijon një proces të njëanshëm përjashtues me emërime në kundërshtim me statutin në çdo nivel lokal.

Sipas tij, kjo i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama dhe regjimit të tij. Më tej, Bardhi shkruan se këto ndryshime kanë qëllim të marrin peng Partinë Demokratike.

Postimi i Gazment Bardhit:

Vijimi me kokëfortësi në rrugën e njëanshmërisë, të përjashtimit dhe mbylljes së partisë, nuk është rruga drejt bashkimit, por është rrugë me vetëm një drejtim: përçarjen. Kjo rrugë i shërben vetëm Edi Ramës dhe forcimit të regjimit të tij.

Në vend të reflektimit një grup individësh të vetëzgjedhur, dhe të vetëshpallur si drejtues të partisë, nën emrin Komisarë të Komisionit të Rithemelimit, janë duke vijuar një proces të njëanshëm dhe përjashtues, të gjoja organizimit të partisë, me emërime në kundërshtim me Statutin në çdo nivel lokal të partisë. Nga ky proces mbeten të përjashtuar me mijëra demokratë që kanë sakrifikuar më shumë se kushdo tjetër këto 8 vite, thjesht se kanë një mendim ndryshe nga komisarët.

Ky proces i njëanshëm dhe përçarës është dëshmi e plotë e një lëvizje që qëllim të vetëm ka marrjen peng të PD për qëllime private të një individi, dobësimin e Partisë Demokratike dhe forcimin e regjimit të Edi Ramës.

Ashtu si edhe është provuar këto ditë, PD dhe zyrtarë të saj kanë me dhjetra deklarata kundër SHBA dhe zero deklarata kundër Edi Ramës. Kjo zhvendosje e betejës nga Edi Rama tek SHBA, tregon se si do të jetë PD me një “non-grata” brenda saj.

Nuk ka fyerje më të madhe për një parti properëndimore, që zyra e shtypit e partisë të shpërndajë zyrtarisht lajme kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, në vend të lajmeve dhe deklaratave kundër regjimit të Edi Ramës.

Beteja me SHBA nuk është beteja e demokratëve dhe as qytetarëve shqiptarë, që vuajnë çdo ditë nga keqqeverisja e Edi Ramës. Ajo është beteja personale e z. Berisha dhe duhet të mbetet betejë vetëm e tij. Demokratët kanë nevojë ti kenë në krah SHBA, për të ardhmen e tyre dhe të Shqipërisë.

Të lidhura

Sulmet izraelite në Iran, mbi 400 të vdekur dhe 650 të plagosur
Kryesore

Sulmet izraelite në Iran, mbi 400 të vdekur dhe 650 të plagosur

Të paktën 406 persona kanë humbur jetën dhe mbi 650 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite...

19:54 15/06/2025
Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen?
Aktualitet

Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen?

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga...

19:41 15/06/2025
Para
“Panele të shtrira jashtë Pallatit të Kongreseve”, Rama zbardh çfarë do të ndodh në Kongresin e së shtunës

“Panele të shtrira jashtë Pallatit të Kongreseve”, Rama zbardh çfarë do të ndodh në Kongresin e së shtunës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Sulmet izraelite në Iran, mbi 400 të vdekur dhe 650 të plagosur

Sulmet izraelite në Iran, mbi 400 të vdekur dhe 650 të plagosur

19:54 15/06/2025
Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen?

Marrëveshjet për emigrantët, çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen?

19:41 15/06/2025
E rëndë/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit

E rëndë/ Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit

19:17 15/06/2025
Kush janë 7 personat me fat që i shpëtuan tragjedisë së ‘Air India’, ja përse nuk hipën në avionin

Kush janë 7 personat me fat që i shpëtuan tragjedisë së ‘Air India’, ja përse nuk hipën në avionin

18:52 15/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.