Shqiptarët janë në një kohë shumë të errët në jetën e tyre, teksa po përballen me krizë ekonomike. Mielli ka vajtuar aty ku s’mban më, ndërsa çmimi i naftës ulet-e ngrihet kur të dojë bordi i ngritur nga Edi Rama, kryeministri i cili po tallet me xhepat e shqiptarëve duke vendosur çmime që nuk reflektohen në bursë.
Ndonëse shumë prej shqiptarëve nuk kanë bukë të hanë, ministri i drejtësisë, Ulsi Manja ka nisur të mendojë për godinën ku qëndron në krye. Ministri i vendosjes së drejtësisë në vend po planifikon të arredojë ministrinë e drejtësisë me mobilie të reja dhe ka dëshirë të ndryshojë ‘look’-un e institucionit.
Në dokument, përcaktohet qartazi që materiali duhet të jetë arrë natyrale. Poltronat duhet të jenë me skelet druri, të dizajnuar me linja të drejta të stilit modern dhe me tapiceri prej lëkure ekologjike. Ndërsa shuma totale e përcaktuar për këto shpenzime, i kalon 5 milionë lekë të vjetra.
Divanet tresh apo dysh kërkohet që të jenë komodë dhe me veshje lëkure. Perdet planifikohen të ndërrohen gjithashtu dhe kërkohen të jenë me ngjyrë pana ose lejla. Kondicionerë, abazhurë, ndriçues tavoline, diktofonë e celularë janë gjithashtu sendet e tjera që pritet të mbushin zyrat e Ministrisë së Drejtësisë.
Ju do thoni a është turp ky ndryshim në një moment që ukrainasit janë në luftë me rusët dhe shqiptarët po vdesin për bukë? Është, por që për Edi Ramën turpi më i madh është protesta e shqiptarëve që kërkojnë ulje të çmimeve dhe të drejtat e tyre.
Mirë se vini në Shqipëri, aty ku politika ‘tkurr’ xhepat tanë, por arredojnë zyrat