Qyteti jashtë Kievit, Bucha, së fundmi u çlirua nga kontrolli rus por me pasoja të tmershme.
Nëpër rrugët e qytetit Bucha, në veriperëndim të Kievit pas tërheqjes së forcave ruse nga zona janë gjetur të paktën trupat e 20 burrave civilë.
Maria Dabizhe, 80 vjeç ka bërë një raportim tronditës për “The Time” ku përshkroi se si ushtarët rusë ishin paraqitur në shtëpinë e saj disa ditë pas fillimit të pushtimit.
“I pyeta se çfarë po bënin atje”, tha ajo për gazetën. “Ata më thanë: Ne thjesht po përpiqemi të bëjmë punën tonë”.
Ajo tha se vetëm kur rusët filluan të tërhiqen, situata u bë më e qartë.
Fqinjtë e saj ishin lidhur me duar e këmbë dhe ishin vrarë, dhe luftëtarët e mbrojtjes territoriale gjetën një bodrum poshtë një rruge të mbushur me trupa të vdekur.
Trupat i përkisnin 18 burrave, grave dhe fëmijëve.
Kujtojmë që kryetari i bashkisë së qytetit Bucha, Anatoliy Fedoruk, tha se civilët e vdekur kishin marrë trajtim çnjerëzor nga forcat ruse. “Trupat e të ekzekutuarve janë ende në rrugën Yabluska në Buça. Ata janë qëlluar pas kokës. Kështu që ju mund ta imagjinoni se çfarë lloj paligjshmërie është kryer këtu.”- Fedoruk i tha Reuters të shtunën.
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha se trupat e burrave të gjetur me duar të lidhura, “u qëlluan për vdekje nga ushtarët rusë”.