Skip to content
Të Gjitha

Shtyhet për të gjashtën herë seanca kundër Emiliano Shullazit, shkak bëhet avokati

· 1 min lexim

Çështja e Emiliano Shullazit padyshim që është një nga çështjet më të nxehta në vendin tonë, mirëpo mesa duket nuk është bërë ende e mundur që t’i jepet një drejtim i qartë. Tashmë ndodhemi para faktit që 5 seancat e fundit nuk janë zhvilluar për arsye të ndryshme, ndërsa kjo e sotmja edhe një herë tjetër është shtyrë, pra shkojmë në një total prej gjatë seancash të munguara.

Shtyrja e seancës së sotme ka pasur si shkak avokatin e palës mbrojtëse, Vladimir Meçen, i cili ka paraqitur një raport mjekësor para trupit gjykues, ku njofton mungesën për shkaqe shëndetësore.

Mirëpo gjykata ka kërkuar që një avokat tjetër dhe avokati i caktuar, Gilmando Dani, ka bërë me dije se nuk mund të jetë në palën mbrojetëse, për shkak se në Shkallën e Parë ka mbrojtur Ylvi Beqjen.

Seanca është duke u zhvilluar kundër Emiljano Shullazit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij, të cilët janë shpallur tashmë fajtor për përvetësim pasurie, kërcënim e grup të strukturuar kriminal.