Pasditen e sotme gazetarja Klodiana Lala ka shprehur paqartësinë e saj lidhur me vendimin për arrestimin apo jo të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Në rrjetin e saj social, ajo shkruan se nuk e kupton vendimin e marrë, duke u ankuar edhe për transparencën e institucionit.
“Vendimi iu percoll prokurorit per ekzekutim… Njoftimi i GJKKO per Alqi Bllakon. Ju lutem juristeve te me thone cfare mase eshte marre per ish deputetin se mbase une sjam aq e kthjellet sa ta lexoj drejt kete njoftim!,”-shkruan ajo.
Kujtojmë se vendimi i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të kryer arrestimin dhe mbajtjen në arrest me burg për deputetin Alqi Bllako është dorëzuar zyrtarisht në prokurori për ekzekutimin e mëtejshëm.
Më herët gjatë ditës së sotme, ish deputetit Alqi Bllako i janë vënë prangat brenda banesës së tij, menjëherë pasi ky i fundit, nuk mbrohej më nga mandati i ligjvënësit pasi dorëzoi zyrtarisht dorëheqjen.
Bllako u akuzua për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, ndërkohë që sipas SPAK ish-deputeti ka fluturuar me Klodian Zoton drejt Italisë.
Pasi GJKKO vendosi masën arrest me burg për ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka mbërritur urdhri për ekzekutimin e kësaj mase. Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga momenti në moment pritet që të arrestohet nga policia, Bllako, i cili akuzohet për Shpërdorim detyre dhe korrupsion për çështjen e inceneratorit të Fierit.