Ditën e sotme në orën 17:00 ka nisur protesta kundër rritjes së çmimeve. Njëra prej protesteuseve të pranishme e cila ka mbajtur fjalën e saj para protestuesve të tjerë, ka lajmëruar se ditën e nesërme do të mbahet protestë para godinës së SPAK-ut.
Sipas protestueses, prej vitesh qëndronin dosje për ministra dhe ish ministra ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre.
Qytetarja: Spiropali akuzon Berishën se i ka duart me gjak ndërsa Berisha i thotë ju jeni hajdutë. Pra akuza ndaj njëri-tjetrit. Asnjërit prej këtyre nuk i hyn gjemb në këmbë. Ne dalim dhe protestojmë këtu dhe asgjë nuk zgjedhim. Piquni, fillojeni nga vetja.
Nesër bëhet një protestë para SPAK-ut sepse i ka dosjet e kopsitura me vite dhe nuk po merret me asgjë. Shqipëria po vuan për logjikën elementare. Do e shikoni se shumë shpejt nafta do shkojë 3 mijë e ca lekë dhe askush nuk mund të bëjë asgjë. Kjo është një qeveri e falimetnuar. Nuk kanë as kulturën e dorëheqjes, janë të lidhur pas karriges.
Gjithashtu aktivisti Rigels Xhemollari tha në një prononcim për ‘Fax News’ se sot nuk do parashtrohen më kërkesa por do ketë thirrje, ovacione, pankarta.
Xhemollari tha se kërkesa kryesore ka qenë dhe do të mbetet që qytetarët shqiptarë të mos vidhen dhe të trajtohen me dinjitet, duke theksuar se Rama duhet t’i japë fund propagandës së tij.
Xhemollari:Thirrje ovacione pankart do ketë sot, kërkesat që janë bërë më parë i bejmë thirrje qeverisë të reflektojë. Kryeministri Rama pavarësisht reagimeve të drejta, gjuha e tij ka treguar se ka reaguar, ka bërë takime me grupe interesi, nxorri paketën pavarëisht se nuk është optimist.