Skip to content
Politikë

Rama shkarkon Ervin Bushatin nga Drejtoria e Postës Shqiptare, ja kush e zëvendëson

· 2 min lexim

Kryeministri Rama vazhdon me shkarkimet e drejtorëve të rëndësishëm, dhe ketë herë rradhën e ka patur Ervin Bushati.   Ish-deputeti i PS-së, që mbante postin e Drejtorit të Postës Shqiptare është shkarkuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Mësohet se Bushati është zëvendësuar nga Anisa Kaltanji.

Ai ishte emëruar në krye të Postës Shqiptare në shtator të viti 2021, detyrë që nuk e mbajti shumë gjatë. Ervin Bushati u zgjodh në krye të Postës Shqiptare në shtator të vitit të kaluar, pasi nuk arriti të fitonte mandatin e dpeutetit në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, pavarësisht se ishte i renditur i treti në listën e PS-së në Tiranë. Për shkak të rezultatit të marrë, ai dha dorëheqjen edhe si kryetar i Partisë Socialiste në kryeqytet.

Theksojmë se Bushati ka qenë një nga njerëzit me te afërt të Ramës, ndërkohë që nuk dihet motivacioni i shkarkimit të tij.

Megjithatë Bushati nuk është i vetmi që shkarkuar nga posti që mban në institucionin e Postës Shqiptare.

Disa prej zyrtarëve të Postës Shqiptare të shkarkuar nga Bushati:

Vangjush Andoni – Drejtor Departamenti

Elidjana Çela – Drejtoreshë Departamenti

Anisa Kaltanji – Drejtoreshë Departamenti

Elidon Ormeni – Drejtor Auditi

Shpati Kolgega – Drejtor i Filialit Tiranë

Fatos Hasana – Drejtor i Burimeve Mbështetëse

Evis Brari – Drejtoreshë Finance

Mirela Hoxha – Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore

Hipokrat Biba – Drejtor Juridik

Ergest Manaj – Drejtor i Shpërndarjes

Rabjana Llanaj – Drejtoreshë e Sigurisë

Romir Dhukaçi – Kryetar i Degës së Filatelisë dhe Pullës

Deri më tani vendin e drejtoreshës së PSH do e mbajë Kaltanji, e cila ishte zëvendësja e Bushatit deri më tani, por nuk dihet se më kë do të zëvendësohet ajo.