Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka vendosur që të njohë Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Vendimi është marrë paraditën e sotme nga gjyqtari Agron Zhukri, i cili pasi ka marrë kërkesën ka vendosur që zyrtarisht dhe ligjërisht njihen vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 Dhjetori 2021 nga grupi i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Rrjedhimisht nga sot, Komisioni i Rithemelimit do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Kujtojmë që një ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërcënuar hapur gjyqtarin që dha vendimin për ndryshimet e marra në kuvendin e 11 dhjetorit.
Bardhi e quajti ‘kamikaz’ gjyqtarin dhe shtoi se nëse ai do të marrë nesër një vendim për njohjen e ndryshimeve statuore, e pret burgu.
“I bëj thirrje gjykatës të mos i futet aventurave. Ka caktuar datë për seancë pas pasur dosje. Data për nesër është caktuar dje pa patur gjyqëtari dosje mbi tavolinë. Është takuar me një përfaqësues të Berishës. E kam emrin, por nuk po e them për etikë të kolegut tim. Si mund të gjykosh pa pasur aktet dhe dosje, këtë do e shpjegojë gjyqtari. E kam të dokumentuar, me të gjitha. Nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu. Një gjyqtar kamikaze”, u shpreh Bardhi
Theksojmë se kjo deklaratë është haptazi kërcënuese dhe është në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë që Bardhi kërcënon gjyqtarin, në fakt është ai që rrezikon.
Ish-anëtarja e Kryesisë së PD Endlira Bushati ka reaguar pas kërcënimeve të Gazment Bardhit, duke u shprehur se ai flet në emër të Edi Ramës dhe citon edhe Kodin Penal, duke theksuar se për kanosjen e gjyqtarit Gazment Bardhi rrezikon deri në 3 vite burg.
Disa nga ndryshimet e miratuara në Kuvendin e 11 Dhjetorit:
Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, jep dorëheqjen.
Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.
Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.
Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.
Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre. Nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.
Duke riformatuar në madhësi organet për t’i bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.
Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.
Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.
Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.