Pasditen e sotme në seancën parlamentare deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka debatuar gjithashtu me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku. E pranishme në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, Vokshi nxorri fotot me anë të të cilave treogonte dhunën e ushtruar mbi qytetarët e banorët që protestojën kundër shembjes së banesave të tyre. Fjalën pas saj e mori Balluku që hapi temën e 21 Janarit, ditë kur mbetën të vrarë katër protestues. Më pas, në foltore doli Flamur Noka, deputeti i PD-së që i tha Ballukut se fajtor për 21 Janarin është vetëm kryeministri Edi Rama.
Debatet :
Albana Vokshi: Nga i gjithë fjalimi, edhe i tejzgjatur i zonjës ministre jam shumë e sigurtë që shqiptarët kanë kuptuar një gjë. Që shteti jua merr banesat, jua djeg, ju bën ç’të dojë dhe më pas ju nuk keni të drejtë as të konsultoheni apo të flisni për strehimin tuaj. Jemi në një regjim, nuk jemi në një demokraci. Zonja ministre, mbrëmë në një intervistë ju thatë që ishit qeveria e njerëzve, që ishit e lumtur që ju dërguan dhe në Dibër për të takuar sa më shumë qytetarë. Por psë shkoni në Dibër, keni qindar këtu, ju ftoj të dalim së bashku për t’i takuar. Është shtirje dhe hipokrizi. Propaganda juaj nuk i strehon dot qytetarët dhe nuk u jep dotë bukë fëmijëve të tyre. Pse nuk takoni banorët e 5 Majit, Lauretën, që arrestuat dhe jo vetëm kaq, por i vutë edhe gjobë 13 milionë. Pse nuk reaguat kur policët tërhiqnin zvarrë një nënë që mbronte familjen e saj. A keni turp, ndërkohë që krimi qeveris në rrugë, ju merrni zvarrë njerëz. Ja dhuna policore, ju nuk keni lënë as të sëmurët që të merrnin mjekimet e tyre.
Belinda Balluku: Në dibër ishte kënaqësi që të punoja dhe do të punoj ku të duhet. Nënë Liza, meqënëse është bërë personazh, kjo është Nënë Liza në Bashkinë e Tiranës, ja ku është me punonjësit e Bashkisë tek i takon, ja dhe shtëpia me njoftimin tek dera, e firma që ka marrë njoftim. Njësoj janë njoftuar dhe të tjerët, unë sot ju lexova bazat ligjore dhe nuk bëra asnjë koment personal, e nisa fjalën dhe thashë që nuk do të përdor hallet e njerëz. Unë jua kam shpejguar dhe ju kam lexuar të gjithë procedurën. Ndërkohë dhe aktrimi që vini këtu e na tregoni gazin lotsjellës, nuk e mbaj mend çfarë keni bërë ju më 21 janar kur ne ngrinim të vdekurit, jo gaz lotsjellës, as plumba gome, por plumba që latë 4 të vdekur e latë fëmijët jetimë, mendoni njëherë fëmijët e Aleksa Nikës atje. A tu dridh buza atë ditë.
Flamur Noka: Tre minuta jo….zonjë kam nevojë që të shtjelloj. Tani zonja minister pashë ato fotot, tek dera e Bashkisë dhe me punonjësit, me trego pak ku ka fjetur mbrëmë apo ku do të flejë. Është në rrugë. A ka qeveri që shkon dhe i vë rruspat? I lë fëmijët në rrugë? Ma thoni ku flenë ata që janë nxjerrë jashtë. Më gjej një vend në botë ku prishen shtëpitë dhe nxirren njerëzit në rrugë. 21 janari zonjë, ju se dini se s’keni qenë fare, është shefi jot fajtor aty, i përdori mish për top që i çoi njerëzit të shkelin kushtetutën dhe të uzurpojnë një institucion që e mbron ligji dhe kushtetuta. Pra, viktimat, duhet të dini një gjë, rënkojnë atje ku janë për shkak se i shiti dhe i bëri mish për top shefit jot zonja ministre, mbylle këtë histori sepse ju s’e dini.