Skip to content
Aktualitet

Komiteti i Energjisë, kreu i ARRSH: S’e kemi stakuar energjinë në zona ku mund të ketë aksidente

· 2 min lexim

Ditën e sotme drejtori i ARRSH-së Ervis Berberi në mbledhjen e organizuar nga Komiteti i Energjisë ka treguar linjën që ka ndjekur për të kufizuar përdorimin e energjisë elektrike në akset e shumta rrugore. I pranishëm sot në mbledhjen e Komitetit të Energjitikës, Berberi tha se në rreththotullimet e zonat me shumë lëvizje nuk ka pasur kufizime për të shmangur aksidentet e mundshme, ndërsa në zonat e tjera, energjia është ndërprerë. Pas orës 00:00, sipas tij, energjia ndërpritet në shumë qarqe, si: Gjirokastra, Tepelena e Shkodra, u shpreh Ervis Berberi nw mbledhjen e organizuar sot në kuadër të rritjes së çmimeve.

“Në të gjitha akset që kemi në dispozicion si aksi kryesor Tiranë-Durrës dhe pastaj pjesa veriore nga Tirana për të shkuar në Fushë Krujë. Në këto zona është bërë ndërprerja në disa zona lineare. Në kryqëzime dhe rrethrrotullime nuk ka ndërprerje. Në akset ku ne mendojmë se është e nevojshme. Ka disa akse ku e ndërpresin energjinë në orare të ndryshme. Për shembull në Gjirokastër dhe Tepelenë energjia elektrike ndërpritet pas orës 12:00. Kjo bëhet edhe në Bypassin e Shkodrës. Kemi marrë masat që të mos ndërpresin energjinë elektrike në akse ku mund të cenohet siguria rrugore e mund të ketë aksidente,”- tha Berberi ndër të tjera.