Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Marshimi kombëtar, VOA: Do qëndrojnë në shesh, s’mjaftohen me masat e qeverisë

18:49 19/03/2022
Reading Time: 3 min lexim

Mijëra qytetarë morën pjesë sot në Tiranë në protestën e tetë kundër rritjes së çmimeve për karburantet dhe ushqimet. Ata kërkojnë lehtësimin e barrës fiskale përballë tregjeve të shtrenjtuara si dhe heqjen e disa taksave gjatë kohës, që tregjet po ndikohen nga lufta në Ukrainë.

Qeveria ka shpallur një paketë subvensionesh për pensionistët, transportin dhe bujqësinë si dhe po mbikëqyr çmimet e naftës dhe ushqimeve, por ato vlerësohen si të pamjaftueshme nga protestuesit.

Ata u mblodhën në sheshin Skënderbej dhe ecën përgjatë shëtitores Dëshmorët e Kombit për t’u bashkuar para kryeministrisë.

Protestuesit u mblodhën si dhe herë të tjera nga njoftimet përmes rrjeteve sociale, ndërsa folësit kryesorë theksuan se protesta po bëhej për shqetësimet kryesore të familjeve shqiptare dhe nuk kishte ndonjë sfond politik.

Protestat nisën 10 ditë më parë kur çmimi i naftës u ngrit befas me afro 40 përqind brenda një pak orësh si dhe nisi shtrenjtimi i ushqimeve.

Qeveria tha fillimisht se nuk mund të ndërhynte në tregun e lirë për të frenuar çmimet, por më pas ngriti dy borde kundër spekullimeve; një për të unifikuar çmimet e naftës e gazit, si dhe tjetrin për të mbikëqyrur çmimet e ushqimeve.

Autoritetet miratuan më herët një paketë me financime dhe subvensione për pensionet, transportin, bujqësinë, por protestuesit pohuan se ajo ishte e pamjaftueshme dhe kërkuan një paketë të dytë të bazuar mbi kërkesat e tyre të përkohshme.

Ata kërkojnë heqjen e taksës së qarkullimit dhe pezullimin e barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

Po ashtu u kërkua pezullimi i tvsh-së për produktet e shportës së ushqimeve bazë, zgjerim të skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Protestuesit kërkuan një paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri në tejkalimin e krizës dhe përcaktim të minimumit jetik.

Një ndër kërkesat e tyre është po ashtu hetimi e mbikqyrja e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

Paketa e qeverisë parashikon rimbursime cash për pensionistët, për biletat e transportit qytetas dhe për energjinë elektrike, mbështetje për fermerët, zerimin e taksave për një pjesë të pagave dhe përgjysmimin e taksave për pjesën tjetër, si dhe rritjen e pagës minimale në 320 dollarë nga prilli.

Por protestuesit thonë se këto masa nuk janë themelore, se ata kërkojnë lehtësimin e barrës fiskale, ndaj u shprehën se do të qëndronin pa kufizim në sheshin para kryeministrisë në përpjekjen për të fituar vëmendjen e qeverisë ndaj kërkesave të tyre./VOA

Të lidhura

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj
Aktualitet

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Nga Vladimir Karaj, BIRN Në hollin e zhurmshëm të aeroportit të Rinasit, mesditën e 13 korrikut, Maricel* qesh dhe qan...

14:06 21/07/2025
Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje
Aktualitet

Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

Ndërsa Shqipëria promovohet në arenën ndërkombëtare si një destinacion i paprekur, me natyrë të virgjër dhe brigje të pastra, një...

13:51 21/07/2025
Para
Përplasje me policinë, Lapaj: Të mirë në mëngjes, ujqër në darkë!

Përplasje me policinë, Lapaj: Të mirë në mëngjes, ujqër në darkë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

14:06 21/07/2025
Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

13:51 21/07/2025
Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë raportuar 23 vatra, 7 janë ende aktive

13:39 21/07/2025
U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit

U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit

13:24 21/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.