Pasditen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin ‘Kjo Javë’ u shpreh besimplotë se bashkëpunimi në të ardhmen do të vazhdojë.
I pyetur nëse ka sakrifikuar për marrjen e vendimit për rikthim, Berisha tha se hoqi dorë nga jeta që kishte ndërtuar edhe pse nuk ishte i sigurtë se do të kishte mbështetje.
Ulje tonesh ndaj Bashës?
Qëndrimet e tij janë qëndrimet e tij, unë ndjek axhendën e PD. Ai është dhe do mbetet deputet i PD.
A mund të sakrifikonit diçka për PD-në?
Të lëmë mënjanë modestinë. Ky vendim për rikthim mbart pas vetes sakrifica. Unë kisha ndërtuar jetën time me projekte të tjera që i kam sakrifikuar dhe u riktheva. Nuk ishte e lehtë. Ditën që kam marrë vendimin më thanë sa i sigurtë se ti se do të kesh mbështetje. Aspak u thashë unë. Asnjë betejë nuk e kam nisur me sigurinë se do të fitoj. Në këtë betejë nuk jam penduar që i kam hyrë e rikthyer.
8 janari ishte një përpjekje paqësore për t’u vendosur në selinë e PD. Ishte çnjerëzore qëndrimi që Lulzim Brava mbajti ndaj demokratëve. U përdorën sasitë më të mëdha të gazit. Aty tregoi gjithçka se Basha kishte humbur çdo autoritet moral për të qenë kryetar i saj.
Koalicioni me LSI
Jam për koalicion me LSI dhe me shumë forca të tjera që duan të jenë opozitë. Do të bashkëpunoj me kryetarin e një partie tjetër. Komunikojmë vazhdimisht.
Pse mendoni se Edi Rama është i trembur?
Ai ka humbur qetësinë. Tek deklaratat që bën, qëndrimet në çdo gjë. Rama defakto është i dërrmuar. Drita në tunel po i shuhet.
Kanë një problem shqiptarët. Nuk i duan kukullat.