Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend për sa i përket infektimeve të reja, humbjeve të jetëve si dhe mbi procesin e vaksinimit. Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar 2 humbje jete. Ndërsa për sa i përket rasteve të reja me Covid-19,nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv
Sot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042. Në total numri i rasteve aktive është 709.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
13 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 148 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës.
Deri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.630 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 69 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042.
Në total numri i rasteve aktive është 709.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!