Mbrëmjen e sotme tensionohet situata dhe nisin arrestimet nga policia.Gratë dhe vajzat ishin vendosur në rreshtin e parë pasi policia ka larguar disa të rinj që kishin bllokuar unazën. Ata kanë shtuar radhët për t’i bërë ballë policisë.
Policia ka shoqëruar disa persona, duke i shkëputur me forcë nga turma. Efektivë policie meshkuj kanë shoqëruar në furgonin e policisë me forcë protestuese gra.
Siç mund ta shihni ne videon më posht në një moment një vajzë me pankartë në dorë dhe e pa rrezikshme është dhunuar nga disa efektivë të policisë. Uniformat blu po shoqërojnë në komisariat kush u del përballë.
Policia e Shtetit:
Në vijim të protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë përfundimit të protestës disa grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, si dhe po kundërshtojnë thirrjet e punonjësve të Policisë për të mos bllokuar rrugët pasi bllokimi i tyre përbën vepër penale.
Nisur nga situata e krijuar, Policia e Shtetit bën thirrje për personat që kanë bllokuar rrugët dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë, të ndalin menjëherë këto veprime dhe të shpërndahen, pasi do përballen me forcën e ligjit.
Policia e Shtetit është e vendosur të jetë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, si një e drejtë kushtetuese, por nga ana tjetër, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.