Pasi e gjithë shqipëria është ngritur në këmbë kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një prononcim për krizën energjetike. Ai tha se irritimi i tyre është i drejtë, ndërsa shtoi se ajo që ka rëndësi është që të bashkohen me faktet, dhe se nuk ka asgjë në dorë në lidhje me rritjen e çmimit të naftës.
Edi Rama: Kur unë fola për krizë as nuk e kishte njeri idenë se së shpejti, Europa do hynte në luftë,. E kemi marrë këtë zotim, që të mos preket çmimi i energjisë. Pavarësisht se lufta e thelloi rëndë krizën energjitike, ne vazhdojmë të themi se do ta durojmë këtë çmim. Shoh disa që thonë pse e përmend këtë. E them këtë se kjo qeveri jo vetëm që nuk u ka kthyer kurrizin njerëzve por rri dhe mendon sesi të ulë hallet e njerëzve të këtij vendi .
Jemi në një situatë ku Rusia ka hyrë në luftë dhe çmimet po kërcejnë marramëndsh. Fakti është që qeveria financon 80% të faturës së energjisë të biznesit të vogël dhe çmimi është i njëjti.
Ata që më thonë se pse ua përmend këtë se detyrën po bëj, shiko naftën sa ka shkuar. U them patjetër që detyën bëjmë dhe ne kemi gjykuar se është detyra jonë që të mbrojmë të gjithë familjarët nga rritja e çmimit të energjisë. Kjo qeveri si asnjë qeveri tjetër më parë, mund të akuzohet për shumëçka por kurrën e kurrës për mos-pasjen e vëmendjes ndaj njerëzve të këtij vendi. Nuk besoj se ka njeri të arsyeshëm që thotë të rritet energjia por të ulet nafta. E para jo, sepse energjia i prek të gjithë. Energjia është një mall të cilin sot ende e shet shteti. Nafta është një mall ku shteti nuk ka asnjë lidhje dhe e kam përsëritur se kemi hequr dorë nga kontrolli i çmimeve nga shteti që në vitin 1990.
Ne e kemi vendosur atëherë që shteti nuk cakton çmimet e naftave. Ne nuk imponojmë dot çmime, nuk kontrollon dot çmime. Megjithatë, pardje thashë që brenda javës do kemi skenarë të përballimit të kësaj situate të kësaj lufte që nuk e dimë sesa mund të zgjasë. Se të thuash se lufta në Ukrainë nuk ka lidhje me rritjen e çmimeve në Shqipëri do të thotë që nuk ja ke i denë për të shpejguar.
Këtu thonë se duhet t’u dal unë për Zot çmimeve të ngritura. Dua të mos jemi të ndarë tek fakti që rritja e këtyre çmimeve nuk ka lidhje me sanksionet ndaj Rusisë por vjen njësoj për çdo vend. Shembullin e kemi në Serbi ku njësoj po rriten çmimet. Tani duhet të vazhdojmë në atë se çfarë mund të bëhet. Tani si mendoni, nëse gjërat do ishin kaq të thjeshta a do kishim pritur të na thonin nëpër facebook me sugjerime aty nëpër tribuna? Njerëz që nuk i bien lapsit kurrë dhe nisen me fakte të stisura.