Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend për sa i përket infektimeve të reja, humbjeve të jetëve si dhe mbi procesin e vaksinimit.
Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar 1 humbje jete. Ndërsa për sa i përket rasteve të reja me Covid-19, nga 1.057 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Në total numri i rasteve aktive është 812.
Sot janë shëruar 55 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
10 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.816.842 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.057 testime, 37 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 55 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831.
Në total numri i rasteve aktive është 812.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!