Shqiptarët po përballen me rritjen e frikshme të naftës. Pas deklaratës së Ramës e ballukut ku mësonin shqiptarët se si të kursejnë, çmimi i naftës u rrit deri në 270 lekë. Ndërkohë fill pas deklaratës Rama dhe ministrja e tij u nisën drejt Dubait nga ku kryeministri jonë u bënte thirrje shqiptarëve të kenë kurajë dhe të durojnë zhvatjen e xhepave përmes blerjes së naftës me një çmim stratosferë. Gjithsesi pavarësisht gajreteve që na bën Rama i cili çdo gjë e ka të paguar nga taksat tona, sipas REL, rezulton se Shqipëria ka aktualisht çmime më të shtrenjta se Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. Madje Bosnja dhe Hercegovina ka çmimet më të ulëta me një diferencë gati 1 euro më lirë se në Shqipëri. Sipas grafikëve të përpunuar nga Radio Evropa e Lirë, produktet e naftës janë shtrenjtuar vazhdimisht që pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Pas kësaj shqiptarëve u mbetet ose të marrin mend nga pushtetarët të cilët u mësojnë kur ndizet kondicioneri dhe si të shkohet të merret buka, ose të ngrihen në mënyrë demokratike të kërkojnë uljen e çmimit të naftës, por jo vetëm. Deri sa ju të zgjoheni shqiptarë, urojmë që gjumi t’u prishet nga një ëndërr ku protagonistë të jenë fëmijët tuaj dhe t’ju tregojë se e ardhmja e tyre në mënyrë të sigurt dhe me një vend pa korrupsion dhe jetesë pa çmime të larta varet nga vetë ju prindër të nderuar shqiptarë.
Megaoperacion ndërkombëtar kundër piraterisë audiovizive
Policia, e mbështetur nga Prokuroria e Katanias dhe e koordinuar nga Eurojust dhe Europol, realizoi Operacionin Takedown, një nga operacionet...