Pasditen e sotme disa qytetarë kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve duke nisur nga nafta, produktet ushqimore dhe më gjerë, në qendër të Tiranës.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë tu bashkohen protestës së tyre pasi po vidhen çdo ditë.
Sipas tyre rritja e naftës dhe benzinës është vjedhje e pastër për të hequr edhe qindarkat e fundit që kanë.
Ata janë shprehur se kjo rritje prek më tepër shtresat në nevoje, si dhe moshën e tretë ndaj iu bën thirrje qytëtarëve që tu bashkohen kundër kësaj marrëzie.
“Gomarët i kemi në Parlament në vend që tu hipim në shpinë na kanë hipur ne. Po na vjedhin dhe grabisin, çmimi i naftës është vjedhje e pastër, vjedhja e fundit me iniceneratorët e cila po hetohet nga SPAK i bërë kaps që nuk arreston përbindëshin e bashkisë , Erion betonin, që ishte nismëtari i inceneratorëve, çmimi i naftës na prek të gjithëve, braktiseni klasën politike, e cila iu zhvati mashtroi, sot ecëm me bickletë po nesër si do shkosh në Kukës, bashkohuni kundër kësaj vjedhje abuzive, rritja e naftës dhe benzinës është vjedhje e pastër për të na hequr qindarkat e fundit, ngrihuni mos kini frikë për të drejtat tuaja”– u shpreh një prej protestuesve.
“Kjo protestë u thirr se ka shumë stres, ka njerëz që po vuajnë nga rritja e çmimeve, papunësia, korrupsioni, i bëj thirrje Edi Ramës të emigrojë si një cop legeni, bashkë me Sali dobiçin, ilirin. Drejtësia e zotit po vjen, ke për ta paguar shumë shtrenjtë”– u shpreh nismëtari i kësaj proteste.
“O skllevër, o skllevër, cohuni nga gjumi, se po na vjedhin cdo dite, se janë shtrenjtu çmimet o skllevër, o shqipfolësa, po rritet kafja dhe do ngeleni pa kafe, e dini çdo të thotë rritja e çmimi të naftës, bashkohuni se ku do shkojmë në këtë marrëzi kolektive, rritja e naftës prek xhepat tuaja, shtresat në nevojë, moshën e tretë, bashkohuni qytetar për të kundërshuar këtë marrëzi, mos heshtni se po na vidhet qindarka e fundit, cdo e drejte që kemi, reagoni”– tha një tjetër.