Pasditen e sotme deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, nga foltorja e Kuvednit theksoi se fronti i dytë i rrezikut për agresionin rus është Ballkani.
Ai tha se influenca ruse ne Ballkan është prezente, ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të ridimensionojë marrëdhëniet me Serbinë. Mes të tjerash ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të braktisë nismën Open Balkan.
“Europa nuk ka për të qenë më e njëjta nga ai sulm. Është e paprecedent edhe e pakuptueshme se si një anëtare e Këshillit të Sigurisë, të sulmojë një shtet tjetër. Ai sulm futi në krizë dhe Europën. Ngjarjet janë tragjike dh epo zhvillohen. Beteja për Ukrainën nuk është vetëm për këtë shtet, por për të gjithë Europën, për paqe në botë. Mendoj se është një front që nuk do të ngelet i vetmi. Shqetësimi im është fronti i dytë, që ka për të qenë Ballkani. Influencat ruse në këtë vend janë prezentë. Duhet një ridimensionim i raporteve tona me fqinjët, me Rusinë, me Seribë. Në fakt nuk është lapsus, por është Rusia e vogël. Nisma të tilla si Open Ballkan që i japin bonuse këtyre projekteve, këto janë të rrezikshëm. Ju kërkoj që të dilni nga Open Balkan. Dilni me nder, se do të vijë dita që të dilni me turp.”, tha Çollaku.