Ministria e Shëndetësisë së Kososvës bën të ditur numrin e rasteve dhe viktimave përgjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19.
Njoftohet se nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërkohë për s ai përket infektimeve të reja, nga 1.552 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778.
Në total numri i rasteve aktive është 1.567.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
03 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.814.540 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.552 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778.
Në total numri i rasteve aktive është 1.567.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!