Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zyrtare/ Shqipëria mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, nuk do të luajë në Ligën e Kombeve

19:57 27/02/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Shqipëria merr vrndimin përfundimtar se Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të luajë kundër përfaqësues së Rusisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Zyrtarizimi që në fakt duhej të vinte nga FSHF, ka ardhur sot nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një komunikim zyrtar ka bërë të ditur se Shqipëria i bashkohet masave dhe sanksioneve të vendeve të tjera anëtare të BE kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

NJOFTIMI I PLOTË

“Unë nuk mbaj mend një ngjarje tjetër që të ketë bashkuar në indinjatë, solidaritet por edhe vendosmëri, qytetarët e mbarë Europës demokratike sesa agresioni i paprovokuar dhe i paligjshëm rus kundër Ukrainës. Besoj që shpreh atë që ndjejnë sot të gjithë shqiptarët kur them që rezistenca heroike e popullit ukrainas kundër këtij agresioni ka fituar respektin dhe admirimin e të gjithë ne.

Lufta në Ukrainë është shumë më tepër sesa një luftë për lirinë e Ukrainës. Është një luftë për të ardhmen e Europës demokratike, për arkitekturën e sigurisë dhe të bashkëpunimit në kontinetin tonë dhe për të ardhmen e sistemit ndërkombëtar. Le ta themi troç dhe hapur sepse ky është qëndrimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve: agresioni rus kundër Ukrainës është i paprovokuar. Kjo nuk është një luftë mbrojtëse dhe nuk është një luftë që bëhet në emër të interesave legjitime të sigurisë të Rusisë apo të popullit rus. Ky është një agresion i pastër, një luftë e paligjshme dhe kriminale kundër një vendi dhe një populli të pafajshëm që kurrë nuk e ka kërcënuar Rusinë, mëkati i vetëm i të cilëve është dëshira për të ndërtuar një shtet modern e demokratik në Europë sipas një modeli që nuk i pëlqen regjimit diktatorial të Moskës. Përgjegjësia për këtë luftë është e Vladimir Putin dhe e udhëheqjes ruse dhe e askujt tjetër. Besoj që gjatë këtyre ditëve i keni parë e ndjekur në media reagimet e vendeve aleate me ne për masa e sanksione kundër Rusisë dhe mbështetje për Ukrainën.

Në këtë përballje dramatike dhe epokale të kohës tonë, ne jemi krenarë që Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm, por edhe duke dhënë një kontribut të dorës së parë sidomos në fushën e diplomacisë. Që nga OSBE e NATO ku propozimet tona kanë qenë konkrete e të guximshme, e deri në Këshillin e Sigurisë të OKB ku në bashkëpunim me Misionin e Shteteve të Bashkuara vendi ynë po luan një rol të dorës së parë në trajtimin e dosjes së Ukrainës.

Disa ditë më parë, bashkë me SHBA vendi ynë propozoi një rezolutë në Këshillin e Sigurimit ku i bëhej thirrje Rusisë që të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës dhe të tërhiqte të gjithë trupat e saj nga ky vend, duke e detyruar Rusinë të përdorë veton e duke treguar fare qartë në sytë e të gjithë botës sesa e izoluar është Rusia në këtë sipërmarrje kriminale kundër një shteti sovran. Gjatë ditës së sotme, në Këshillin e Sigurimit do të votohet për ta diskutuar këtë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme, çka do të demonstrojë edhe një herë izolimin e skajshëm të Rusisë në arenën ndërkombëtare.

Shqipëria po ashtu, pa asnjë hezitim ju është bashkuar masave shtrënguese të ndërmarra nga BE kundër Rusisë. Aktualisht, qeveria shqiptare është duke hartuar bazën ligjore për zbatimin e masave shtrënguese ndaj Rusisë dhe subjekteve të saj, të miratuara nga Këshilli i Bashkimi Evropian që nga data 23 shkurt e deri më 25 shkurt 2022. Këto masa kanë karakter individual dhe ekonomik.

Ju jemi bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve që shkojnë që nga Presidentit rus, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, të cilët mbështetën njohjen e menjëhershme nga ana e Rusisë të dy zonave të kontrolluara joqeveritare të Donjeckut dhe Luhanskut, si entitete të pavarura dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse, të cilët ratifikuan vendimin e qeverisë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe këtyre dy entiteteve.

 

Të lidhura

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë
Aktualitet

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

Ylli Didani, 43-vjeçari shqiptar i njohur si “Mbreti i Drogës”, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet amerikane për...

14:40 29/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza
Aktualitet

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Të paktën 66 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës si pasojë e mungesës së ushqimit dhe kequshqyerjes, njofton...

19:19 28/06/2025
Para
Ukraina rrit pagat e ushtarëve, Zelensky: Mirënjohës ndaj tyre!

Ukraina rrit pagat e ushtarëve, Zelensky: Mirënjohës ndaj tyre!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

Franca ndalon me ligj pirjen e duhanit në parqe dhe plazhe, gjobat deri në 700 euro

18:40 29/06/2025
Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

Dënohet me burg përjetë në SHBA shqiptari “Mbret i Drogës”, iu sekuestruan mbi 3.4 ton kokainë

14:40 29/06/2025
Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes: Këshilla për përballimin e vapës

11:59 29/06/2025
Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.