Pasditen e sotme dhjetëra qytetarë shqiptarë dhe ukrainas në Tiranë kanë protestuar në mënyrë paqësore në ambientet para ambasadës ruse. Ata kanë marshuar me flamurin e Ukrainës në duar duke bërë thirrje kundër Putin.
Ata u shprehen në intervistë për ‘Fax News’ se presidenti rus nuk është asgjë tjetër veçse një i çmendur që kërcënon gjithë popullin evropian dhe se do ishin të gatshëm të prisnin popullin ukrainas.
Intervista me protestuesit: Duhet të largojmë këtë monstër, këtë fashist që po kërcënon botën. Ai është njësoj si Hitleri. Populli rus duhet t’i heqë pushtetin.
Ai kërcënon njerëzimin, gjithë popullin evropian, nuk ka rëndësi sa bashkëbisedime bëhen mes paleve.
–Do ishit të gatshëm t’i prisnit?
–Patjetër, sic kemi pritur popullin tonë kosovarët, ne atyre u kemi një borxh shumë të madh.
–Cili është mesazhi juaj?
-“Duam paqe! Uroj mos të kemi kismet të prekemi dhe ne po Putin është i çmendur kështuqë po besoj.
Do i prisnim ukrainasit me gjithë shpirt, çfarë kam u jap!
–Bota po shkon drejt qytetërimit, këto lufta janë grabitqare sepse nuk ka asnjë lloj arsye të marrë tokat e huaja. Një komb e vendos vetë fatin e tij!
Do jemi krah njerëzve që luftojnë për kauza të mëdha, për lirin e vetë që po u marrin nëpër këmbë putinistat, agresorët rusë.