Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë te ditur situatën e Covid-19 në vend në 24 orët e fundit.
Raportohet për 3 humbje jete si pasojë e Covid-19, ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 2.628 testime, 189 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
Sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749.
Në total numri i rasteve aktive është 2.996. Në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Theksojmë që prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.810.642 doza të vaksinës.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
24 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 96.873 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 2.628 testime, 189 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749.
Në total numri i rasteve aktive është 2.996.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!