Zyrtarët e administratës Biden kanë diskutuar me qeverinë ukrainase planet që presidenti Volodymyr Zelenskyy të largohet menjëherë nga Kievi sapo të fillojë mësymja e Moskës.
Sipas planit, ai do të zhvendoset në Lviv në Ukrainën perëndimore, rreth 50 milje nga kufiri polak, aty ku u dërgua dhe stafi i ambasadës amerikane pohuan burime që janë në dijeni të këtij propozimi. Presidenti Joe Biden dhe Zelenskyy komunikuan në telefon të hënën, e me sa duket, edhe lëvizjet që e presin kreun e shtetit ukrainas kanë qenë pjesë e bisedës.
SHBA evakuoi pjesën më të madhe të stafit të ambasadës së saj në Kiev më 12 shkurt dhe zhvendosi operacionet në Lviv për shkak të shqetësimeve të sigurisë në lidhje me forcimin e vazhdueshëm ushtarak të Rusisë në kufirin ukrainas. Zyrtarët amerikanë po paralajmërojnë tani për një pushtim të afërt e thonë se forcat ruse mund të arrijnë shpejt në Kiev.
Një zëdhënës i Zelenskyt sakaq mohon që të jetë diskutuar largimi i mundshëm i tij e tha se nuk është në dijeni nëse ka pasur bisedime të tilla mes zyrtarëve të nivelit më të ulët në qeveritë e SHBA-së dhe Ukrainës.
Pavarësisht komenteve të Zelenskyy në javët e fundit se qeveria e SHBA dhe ajo perëndimore po mbivlerësonin kërcënimin e një ofensive ruse, qeveria e tij është përgatitur në mënyrë diskrete për një sulm të mundshëm ushtarak rus dhe ka zhvendosur infrastrukturën e ndjeshme të IT dhe elementët e komandës ushtarake jashtë Kievit.
Ndërsa përpiqet të shmangë nxitjen e panikut në deklaratat e saj publike, qeveria ukrainase gjithashtu është përpjekur t’u tregojë rusëve se ata do të përballen me rezistencë të ashpër.