Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për inceneratorët që prej orës 09:00. Deputeti i PS Eduard Shalsi tregon se deputetët e opozitës po deformojnë punën e Komisionit.
Eduard Shalsi: Ndërkohë që vijojnë debatet e kota, vijon një proces paradoksal ndërkohë që kemi një proces të ndërmarrë nga SPAK-u. Po konfrontohen rolet tona si parlamentarë me rolet e gjykatësit apo prokurorit. Ajo që ndodh rëndomtë në komisionin hetimor që nuk duhet të vihet në rolin e gjykatësit apo prokurorit, po ndodh një gjyq publik. Nga njëra anë themi reformë në drejtësi por ndërsa po krijohet edhe një proces që e kemi mbështetur që në krye të herës. Ky komision hera herës jo thjesht po ngatërron rolet por druaj se po kompromentojnë rëndë edhe procesin hetimor.
Ajo që na shqetëson është mungeaa e seriozitetit të sjelljes në Komisionin Hetimor duke ngatërruar përgjegjësitë. Ndërsa një pjesë dëshmitarësh sot kanë dëshmuar në SPAK. Ajo që duhet të sigurojmë dhe po përpiqemi maksimalisht është t’i japim të gjithë mbështetjen këtij komisioni Hetimor por pa dashur të ngatërrojmë rolin shumë të rëndësishëm që kanë institucionet e drejtësisë. Përditë po thirren dëshmitarë dhe po merren dëshmi nëpër organet e drejtësuisë. Është ngritur me mish dhe me thonj ky sistem drejtësie sepse të gjithë e dinë sesi ishte. Po mundohemi ta mbajmë brenda shinave të ligjit ndërkohë që deputetët e opozitës po mundohen ta deformojnë këtë proces hetimit. Kemi anëtarë të Komisionit Hetimor të cilët i dëgjova me kouriozitet sepse thonë fantazma e inceneratorit të Fierit dhe duke qenë se nuk e kisha vizituar kurrë unë personalisht mezi prisja të shkoja të shihja se çfarë godine ishte.