Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Inceneratorët/ PD publikon dokumentet dhe pyet SPAK për Ëngjëll Agaçin

17:55 17/02/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Këshilltari ligjor i grupit të PD, Marash Logu i ka bërë thirrje SPAK të marë të pandehur dhe të hetojë Sekretarin e  Përgjithshëm te Edi Ramës, Ëngjëll Agaçi që sipas tij është i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Teksa ka publikuar domentat që mbajnë firmën e tij, Logu shkruan se ai ka shkelur ligjin dhe duhet të mbajë përgjegjësi.

📌 PËR SPAK: PSE NUK MERRET I PANDEHUR SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I EDI RAMËS, ËNGJËLL AGAÇI

Në datën 11.11.2014, ministri i Mjedisit Lefter Koka i drejton një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) duke i kërkuar dhënien e mendimit lidhur me projektvendimin për procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit, në procedurën përzgjedhëse ME NEGOCIM PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS (shih fotot 1&2).

Në padurim për të marrë një përgjigje, vetëm 6 ditë pas shkresës së parë, në datën 17.11.2014, ministri Koka i drejton sërish një shkresë APP-së duke kërkuar dhënien e mendimit për projektvendimin e sipërcituar (shih foton 3).

Një ditë më pas, në datën 18.11.2014, APP i kthen përgjigje ministrit Koka, duke cituar nenin 22, pika 3 të ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik/privat”, sipas të cilit për dhënien e koncesioneve/PPP mund të përdoren vetëm njërën nga tri procedurat: PROCEDURËN E HAPUR, PROCEDURËN E KUFIZUAR DHE PROCEDURËN ME NEGOCIM ME SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS (shih foton 4&5).

Duke qenë se procedura e propozuar nga ministri Koka, “ME NEGOCIM PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS” nuk bënte pjesë tek asnjëra prej procedurave të parashikuara nga ligji për koncesionet dhe prokurimet publike, APP i kërkon ministrit që procedura të kryhet në përputhje me parashikimet ligjore. Për dijeni të këtij informacioni, është vendosur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, ËNGJËLL AGAÇI. Ky i fundit pra, ka qenë plotësisht në dijeni se procedura e propozuar ishte në kundërshtim me ligjin.

Megjithëse, Agaçi ka qenë i vetdijshëm për shkeljen flagrante të nenit 22 të ligjit për konçesionet, ai i ka paraqitur Qeverisë për miratim Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 907, datë 17.12.2014 për miratimin e sigurimit të financimit për kontratën koncesionare të inceneratorit të Elbasanit. Madje, paligjshmëria arrin deri aty sa në përmbajtje të këtij vendimi thuhet se “Autoriteti Kontraktues…ka shpallur procedurën…”, në një kohë kur ishte mëse e qartë se nuk kishte pasur asnjë shpallje dhe procedura e ndjekur ishte haptazi anti-ligjore.

Për të kuptuar paligjshmërinë e veprimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, duhet të analizojmë kompetencat e tij që rregullohen sipas ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”. Konkretisht, neni 9 parashikon se Sekretari i Përgjithshëm i KM ushtron, ndër të tjera, kompetencat si vijon: c) KTHEN NË BAZË TË ARGUMENTEVE LIGJORE, PROJEKTAKTET E PARAQITURA PËR SHQYRTIM, KUR ATO BIEN NË KUNDËRSHTIM ME KUSHTETUTËN OSE LIGJIN.

Ëngjëll Agaçi pra, do të duhej t’i kishte kthyer për shqyrtim projektvendimin Ministrisë së Mjedisit, duke qenë se nuk ishte në përputhje me ligjin. Duke mos vepruar kështu, ai ka shkelur ligjin dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Prandaj, sot me të drejtë qytetarët që kanë ndjekur seancën e djeshme të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, ku vetë drejtoresha e APP-së, Reida Kashta dëshmoi se për ne, procedura e ndjekur për dhënien e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit nuk ekziston, pyesin: PSE NUK MERRET I PANDEHUR SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I EDI RAMËS, ËNGJËLL AGAÇI?!

Sigurisht, as ne, as qytetarët dhe askush tjetër nuk është naiv. Ata e dinë fare mirë se kryefajtori i aferës 430 milionë euro të inceneratorëve është EDI RAMA, dhe se sekretari i tij është vetëm një vegël në duart e tij. Por, të qënurit vegël e paligjshmërisë në duart e shefit nuk të përjashton nga përgjegjësia. Ndaj sot është rasti që SPAK të dëshmojë vendosmërinë në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, duke marrë të pandehur Ëngjëll Agaçin. Mbase, ai mund t’i bëjë të vetmin nder vendit të tij që kur u kthye nga Italia, duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të kësaj mega-afere korruptive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të lidhura

Turistja spanjolle lëndohet në kokë pasi u rrëzua në plazhin e Filikurit
Aktualitet

Turistja spanjolle lëndohet në kokë pasi u rrëzua në plazhin e Filikurit

Policia e Himarës, së bashku me disa pushues që ndodheshin në zonë, iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndihmë të një...

18:38 09/06/2025
Ndërtimet pa leje në Jalë/ Banorët përplasen me IKMT-në: Kjo është vrasje
Aktualitet

Ndërtimet pa leje në Jalë/ Banorët përplasen me IKMT-në: Kjo është vrasje

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka pezulluar nga detyra pesë punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, për...

18:19 09/06/2025
Para
Vendimi i “Kushtetueses” për Metën, reagon Vasili: Nuk ishte surprizë

Vendimi i “Kushtetueses” për Metën, reagon Vasili: Nuk ishte surprizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Turistja spanjolle lëndohet në kokë pasi u rrëzua në plazhin e Filikurit

Turistja spanjolle lëndohet në kokë pasi u rrëzua në plazhin e Filikurit

18:38 09/06/2025
Ndërtimet pa leje në Jalë/ Banorët përplasen me IKMT-në: Kjo është vrasje

Ndërtimet pa leje në Jalë/ Banorët përplasen me IKMT-në: Kjo është vrasje

18:19 09/06/2025
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

15:41 09/06/2025
Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

14:27 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.