Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

KPA çeli shqyrtimin për ankimin e Kuqos, gjyqtari luante me kopsën e xhaketës…

21:29 15/02/2022
Reading Time: 3 min lexim

Pas mbi 40 pyetjeve nga gjyqtari Markelian Kuqo, për ILD dhe KLGJ, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu për në mars seancën për shqyrtimin e masës disiplinore që Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dhënë ndaj këtij gjyqtari.

Nga Vladimir Karaj

Në një seancë maratonë që bashkë me ndërprerjet zgjati rreth 8 orë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor për ankimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, ndaj vendimit të Këshillit të Lart Gjyqësor për shkarkimin e tij për shkelje të rënda disiplinore. Seanca u zhvillua të martën në prani të 6 anëtarëve të KPA, me kryetare Albana Shtylla, relatore Ina Rama dhe anëtar Rezarta Schuetz, Natasha Mulajn, Sokol Çomo dhe Mimoza Tasi. Shtylla njoftoi se Ardian Hajdari, nuk do ishte i pranishëm për shkak të vendimit për pezullimin e tij.

Gjyqtari Markelian Kuqo u shkarkua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, një vit më parë. Gjyqtari i Korçës u shkarkua pasi sipas KLGJ kishte bërë shkelje të rënda dhe cënuar besimin te drejtësia në vendimin për lirimin me kusht “të dënuarit me burgim të përjetshëm Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997”.

Seanca u fokusua fillimisht te pretendimet procedurale të gjyqtarit Kuqo. Magjistrati këmbënguli në seancë se Kolegji nuk ishte gjykata kompetente dhe kërkoi që dosja e tij të referohej pas në Gjykatën Kushtetuese. Siç doli nga fjala e magjistratit ky i fundit kishte marrë ndërkohë një vendim në Gjykatën Kushtetuese e cila kishte refuzuar kalimin e çështjes në seancë publike, me arsyetimin se kompetenca ishte e KPA. Të pyetur në seancë përfaqësuesit e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe ai i Këshillit të Lartë Gjyqësorë, palë të interesuar në proces, këmbëngulën se pretendimi nuk qëndronte dhe se Kolegji ishte gjykata kompetente.

Këtë vendosi edhe KPA pasi u tërhoq në dhomë këshillimi. Kolegji arsyetoi se kërkesa e Kuqos nuk qëndronte dhe njoftoi fillimin e procedimit. Por në këtë pikë Kuqo kërkoi kohë shtesë për parashtrime të reja. Ai këmbënguli se do u jepte parashtrimeve “një këndvështrim të ri”, pasi KPA vendosi të rrëzonte kërkesën e tij për të shpallur moskompetencë. Por Kolegji i tërhequr sërish për këtë kërkesë të re vendosi ta rrëzonte atë dhe ftoi Kuqon të mbante parashtrimet. Në shenjë revolte gjyqtari refuzoi. Ai tha se në këtë mënyrë po i hiqej e drejta për mbrojtje, por shtroi se u qëndronte parashtrimeve me shkrim.

Pas këtij refuzimi përfaqësuesi i KLGJ-së dhe dy përfaqësueset e ILD-së lexuan parashtrimet ndër të cilat arsyetuan se vendimi i shkarkimit duhej lënë në fuqi. Ata iu referuan kryesisht vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë që rrëzoi vendimin e Kuqos për lirimin e Gjenerarit.

Sipas përfaqësuesve të dy institucioneve gjyqtari kishte referuar “fakte dhe rrethana të rreme”, kishte qenë emocional në vendim, nuk kishte verifikuar faktet dhe kishte shkelur ligjin duke miratuar lirimin e Gjenerarit pavarësisht se ai nuk plotësonte kushtet për lirim me kusht. Përfaqësuesit e KLGJ dhe ILD evidentuan ndër të tjera disa momente që nuk lejonin lirimin e Gjenerarit. Përfaqësuesit kundërshtuan edhe pretendimet e gjyqtarit mbi shkelje procedurale dhe këmbëngulën se atij i ishte dhënë mundësia të njihej me dosjen dhe të bënte kundërshtimet siç i kishte menduar.

Pasi mori fjalën pas këtyre parashtrime Kuqo bëri një listë të gjatë me pyetje për secilin nga institucionet. Duke mbërthyer dhe zbërthyer herë pas here kopsën e xhaketës dhe duke ulur herë pas here syzet për t’i parë ndërsa mbanin shënim, ai i kërkoi detaje mbi “veprimet dhe mos veprimet”, që kishte kryer, detaje mbi procedurën e ndjekur dhe kërkoi arsyetim se përse cilësohej i ligjshëm vendimi i Apelit që e linte Gjenerarin në burg dhe jo vendimi i tij. Pas listës së pyetjeve KLGJ dhe ILD kërkuan kohë për përgjigje. KPA vendosi që seanca e rradhës të mbahej në 11 mars në orën 10.00./BIRN

Të lidhura

I shkaktuan shtetit miliona euro dëm, ja masat e sigurisë për zyrtarët e “BANKERS”
Aktualitet

I shkaktuan shtetit miliona euro dëm, ja masat e sigurisë për zyrtarët e “BANKERS”

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e...

11:03 06/08/2025
SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjykatë avokatin Bardhi Koçi,...

10:27 06/08/2025
Para
Sinjal, Soreca: Arrestimet dhe dënimet e niveleve të larta duhet të vazhdojnë

Sinjal, Soreca: Arrestimet dhe dënimet e niveleve të larta duhet të vazhdojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

I shkaktuan shtetit miliona euro dëm, ja masat e sigurisë për zyrtarët e “BANKERS”

I shkaktuan shtetit miliona euro dëm, ja masat e sigurisë për zyrtarët e “BANKERS”

11:03 06/08/2025
I dërguari me BE Peter Sorensen në Kosovë, takohet me presidenten Vjosa Osmani

I dërguari me BE Peter Sorensen në Kosovë, takohet me presidenten Vjosa Osmani

10:45 06/08/2025
SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

10:27 06/08/2025
Udhëtonte me pushkë në makinë, arrestohet në Valias 21-vjeçari

Udhëtonte me pushkë në makinë, arrestohet në Valias 21-vjeçari

10:05 06/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.