Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“6 marsi”/ Shfaqen problemet e para (Debati)

20:09 11/02/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme Elton Bano, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” është kthyer në një temë diskutimi gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në formularin e plotësuar nga vetë ai është vënë re se Bano kishte ndryshuar datëlindjen dhe vendlindjen.

Bano ka deklaruar se ka lindur më 24 janar të vitit 1981, por e ka ndërruar dhe rezulton i datëlindjes 24 korrik 1987. Vendi ku ka lindur Bano ka qenë Prishtinë, Kosovë, dhe është ndërruar më pas në Lushnje. Ndryshimi i këtyre të dhënave është dukur e dyshimtë për përfaqësuesin ligjor të Partisë Demokratike Marash Logu, i cili tha se duhej të pritej përgjigja e Drejtorisë së Gjendjes Civile. Ndërsa kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës Majlinda Angoni rezulton të ketë ndërruar mbiemrin nga Jubani në Angoni. KQZ tha se ka kërkuar informacion nga Gjendja Civile e vetë kandidatja, por duke qenë se nuk ka dënime, është regjistruar.

Pjesë nga debatet:

KQZ: Majlinda Angoni ka deklaruar se e ka ndryshuar mbiemrin nga Jubani në Angoni. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë kërkesë në Gjendjen Civile dhe ka kërkuar të dhëna për këtë ndryshim. Gjithashtu është kërkuar informacion nga vetë Angoni. Fakti që nuk ka dënim me vendim të formës së prerë nuk e pengon që të regjistrohet në zgjedhje.

KQZ: Shtëpia e Lirisë ka dorëzuar në KQZ regjistrimin e Elton Banos si kandidat të bashkisë Lushje. Zoti Elton Ilir Bano ka depozituar në komision formularin e vetëdeklarimit në rubrikën e të dhënave personale ku rezulton se ka deklaruar se ka ndryshuar datëlindjen nga 24.01.1981 në 24.07.1978 dhe vendlindjen nga Prishtinë, Kosovë në Lushnje. KQZ ka kërkuar informacion dhe drejtoria e gjendjes civile në përgjigje ka deklaruar se Bano nuk ka shënime në regjistrin penal dhe rezulton i padënuar. Sipas vërtetimeve rezulton se nuk ka dënime.

Marash Logu: Nga formulari i vetëdeklarimin, rezulton se Bano ka jetuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë?

KQZ: Jo s’ka deklaruar se ka jetuar jashtë shtetit.

Marash Logu: Është pak kurizoze që ka deklaruar vendlindjen në Prishtinë Kosovë dhe më pas në Lushnje ndërkohë që nuk ka jetuar….Më duket pak e çuditshme

KQZ: Bano ka 2 vendlindje të ndryshme dhe dy data lindjeje të ndryshme. Për të sqaruar situatën kemi marrë informacione në zyrën e gjendjen civile kemi marrë informacione.

Marash Logu: Ka ndërruar të dhënat?

KQZ: Ka ndryshuar ditëlindjen dhe vendlindjen.

Marash Logu: Nuk do ishte më e udhës të prisnim dhe përgjigjen e drejtorisë së gjendjes civile?

KQZ: Sot që flasim nuk ka asnjë përgjigje nga Gjendja Civile, këtë praktikë kemi ndjekur gjithmonë. Drejtoria e burgjeve na ka kthyer përgjigje dhe ai rezulton se është i padënuar.

Ilirjan Celibashi: Këtë praktikë kemi ndjekur gjithmonë, nëse nga Drejtoria e Burgjeve nuk ka probleme vijon regjistrimi. Mund të qëllojë se pas një përgjigje përfundimtare të mos marrësh informacion që mund ta penalizojë dhe në një fazë të dytë mund të rezultojë me probleme. Pastaj, nëse është rasti, qëndron domthënë ajo që…

Marash Logu: Unë e kuptoj kur dikush deklaron një datë të ndryshme se mund të jetë një lapsus, por kur deklaron vitin ndryshe dhe vendin e lindjes dhe shtete të ndryshme, kjo është pak si…Nëse do ishte Ersekë apo Lushnje, mund të ishte një lapsus, por nga një shtet në një shtet tjetër, më duket se është një rast që duhet të ndalemi dhe të presim përgjigje. 

Ilirjan Celibashi: Nuk ka asnjë problem nga ana formale për të vijuar regjistrimin, si dhe për efekt të kohës. Gjithsesi meriton me një hetim më të thellë. Ne do të presim përgjigje, mund të ketë dhe dokumente të tjera.

KQZ: Pyetjes nëse ka jetuar jashtë shtetit, kandidati është përgjigjur se ka jetuar jashtë shtetit për studime, në Bukuresht për studime, në Londër për emigracion dhe në Romë Itali për arsye shëndetësore.

Të lidhura

Shqipëria shënon 30 vite nga anëtarësimi në Këshillin e Europës
Aktualitet

Shqipëria shënon 30 vite nga anëtarësimi në Këshillin e Europës

Më 13 korrik 2025, Shqipëria shënon 30-vjetorin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, një përvjetor që simbolizon rrugën e gjatë...

18:21 13/07/2025
“Koka turku” në uniformë blu: Si e përdori qeveria Policinë e Shkodrës për të fshehur përgjegjësitë e saj
Aktualitet

“Koka turku” në uniformë blu: Si e përdori qeveria Policinë e Shkodrës për të fshehur përgjegjësitë e saj

Shkarkimi masiv i drejtuesve të Policisë së Shtetit në Shkodër, pas aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth,...

18:14 13/07/2025
Para
“Sako përfaqëson vetëm Gjushin”, Berisha në Durrës sulmon edhe Hotin

“Sako përfaqëson vetëm Gjushin”, Berisha në Durrës sulmon edhe Hotin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria shënon 30 vite nga anëtarësimi në Këshillin e Europës

Shqipëria shënon 30 vite nga anëtarësimi në Këshillin e Europës

18:21 13/07/2025
“Koka turku” në uniformë blu: Si e përdori qeveria Policinë e Shkodrës për të fshehur përgjegjësitë e saj

“Koka turku” në uniformë blu: Si e përdori qeveria Policinë e Shkodrës për të fshehur përgjegjësitë e saj

18:14 13/07/2025
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’

18:02 13/07/2025
“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti

“Nën Qyteti”/ Ekspozita që shndërron Pogradecin në një galeri të hapur kujtese dhe arti

13:56 13/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.