Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u njoh dje përfundimisht me vendimin e GJKKO. Pas përfundimit të një seance maratonë, ai u shpall fajtor për veprën penale “shpërdorim detyre”, pasi sipas Gjykata la në fuqi vendimin e vitit 2019, që e gjeti të fajshëm për njohje dhe lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të njohur si “grupi Habilaj”.
Edmond Rizai ekzekutoi vendimin e gjykatës së Apelit të Posacëm duke shtrënguar pranga në duart e ish ministrit të Brendshëm, i cili u dënua me 3 vite e 4 muaj burgim për shpërdorim detyre.
Kujtojmë se dikur Saimir Tahiri e ‘internoi’ Edmond Rizain duke e çuar në Akademinë e Policisë.
Edmond Rizai drejton sot Drejtorinë e Hetimit në Policinë e Shtetit, drejtori e cila kreu mbrëmjen e së premtes arrestimin e ish ministrit Tahiri, në sallën e gjyqit.
Pak për Edmond Rizain:
Pëllumbi kreu studimet e larta në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Më pas ai u caktuar gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në periudhën 2017-2020, Pëllumbi ushtroi rolin e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë. Këtë funksion e ka ushtruar nga nëntori 2020 edhe në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Në këtë gjykatë ai ka qëndruar për disa kohë i komanduar.
Në 5 tetor 2021, Pëllumbi kaloi me sukses procesin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit votoi unanimisht pro kualifikimit të tij. Gjatë verifikimeve, anëtarët e komisionit nuk gjetën asnjë konstatim të gabuar lidhur me pasurinë e tij. Edhe pse pati kritika për kriterin e profesionalizmit, Pëllumbi dha shpjegime dhe anëtarët e komisionit i dhanë “ok” për të vazhduar karrierën në sistemin gjyqësor. Procesi i vetingut për gjyqtarin Pëllumbi u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Pamela Qirko, relator Roland Ilia dhe anëtare Brunilda Bekteshi.
Pëllumbi nuk ka shkaktuar bujë të madhe në media gjatë karrierës së tij, por ka pasur dy raste kur është atakuar. Në vitin 2011, ai gjobiti për shpifje n/kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Ermonela Felajn për shpifje. Në atë kohë, ish-ministrja dhe ish-deputetja socialiste u penalizua me gjobë për shpifje ndaj kompanisë ‘Ferar’ gjatë një konference për shtyp në selinë e PS.
Ballafaqimi me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri nuk e pati sot për herë të parë. Vite më parë, Tahiri e kontestoi Pëllumbin lidhur me vendimin “detyrim paraqitje” për shtetasin H.Meçanaj. Ky i fundit vra shtetasin M.Lulaj, banor në Hambaraj. Ai u gjykua për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Në atë kohë, Prokuroria e Fierit kërkoi për Meçanajn masën “Arrest me burg”, ndërsa në 8 mars 2014, Pëllumbi nuk pranoi kërkesën e organit të akuzës, por vendosi “Detyrim paraqitjeje” për Meçanajn. Ky vendim solli reagimin e ish-ministrit.
Kur Tahiri ishte ministër dhe Reforma në Drejtësi po kapte kulmin e saj, ish-ministri vendosi një listë të zezë, ku futej edhe emri i Pëllumbit. Dhe sot, për ironi të fatit, i njëjti gjyqtar që do të duhet të ishte sipas Tahirit jashtë sistemit të drejtësisë, ka ngulur këmbët thellë në sistem, në një vendim që e çon Tahirin në burg dhe përshëndetet nga Ambasada Amerikane.