Lajmërohet se pasditen e sotme, Partia Demokratike në orën 19:00 të mbrëmjes do të mbledhë Kryesinë e PD-së për të nxjerrë emrat e kandidatëve që do të garojnë për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Degët e PD-së në të 6 Bashkisë ku do të ketë votime kanë vërë propozimet e tyre, të cilat i kanë nisur drejt Tiranës.
Megjithatë do të duhet marrja e një “ok” nga kryedemokrati Lulzim Basha, për të zyrtarizuar propozimet e bëra. Deri më tani demokratët në Dibër kanë propozuar Luan Hakën; në Durrës Luan Hoti; në Lushnje Indrit Sefën; në Shkodër Xhemal Busharin, në Vorë Ymer Marku; ndërsa në Rrogoshinë është kërkuar që të garojë Ferdinand Saraçi.
Zgjedhjet për 6 bashkitë që kanë pasur mbetur pa një kryetar u dekretuan nga presidenti Ilir Meta, mirëpo edhe pse fushata nis më 14 shkurt, sërish nuk janë prezantuar të gjithë garuesit. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni. Për Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë Emirjana Sakon nga PS-ja. Kryetaja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa do ketë përballë Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI. Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin, e propozuar nga Berisha-LSI. Ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu.