Skip to content
Aktualitet

Mega-operacion në Elbasan,14 zyrtarë të arrestuar (Detaje)

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme në Elbasan është zhvilluar një mega-operacion.

Burime bëjnë me dije se janë lëshuar 27 urdhër ndalime nga një grup prokurorësh, nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë Kreshnik Ajazi.

Shënjestra e këtij operacioni janë zyrtarë që dyshohet se kanë abuzuar dhe shpërdoruar me detyrën si edhe biznesmenë të implikuar në korrupsion.Gjithashtu mësohet se në operacion marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.

 

Sakaq gjatë orëve të fundit janë arrestuar një numër i konsiderueshëm personash, ndërsa operacioni vazhdon dhe pritet të ketë arrestime të tjera.

mëson detaje të reja të këtij operacioni ndërsa bëhet me dije se disa prej të arrestuarve janë policë të Burgjeve.

Hetimi ka nisur prej disa muajsh. Urdhër arrestet janë  për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Janë arrestuar më shumë se 14 persona dhe po vijon kërkimi për persona të tjera.

Raportohet se ‘këta persona me detyrë policë në burgje, fusnin sende të paligjshme në burgje dhe shpërdoronin detyrën duke favorizuar të dënuar të ndryshëm që shlyenin dënimin në burgun e Peqin’. Ndër të tjera Operacioni i FNSH dhe Njësisë Operacionale në Elbasan po zhvillohet për zbatimin e disa urdhrave të  ndalimit  të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.