Qyteti i Shkodrës u blindua sot nga forcat e policisë për varrimin e e dy vëllezërve të vrarë dje Astrit dhe Brahim Bilali.
Ceremonisë mortore mësohet t’i jetë bashkuar edhe Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit, i cili njihet si një nga nga anëtarët e grupit “Bajri”.
Asmer Bilalit i është dhënë leje nga burgu të marrë pjesë në varrim.
Mësohet se të paktën 3 furgonë dhe makina të tjera policie shoqërojnë Asmer Bilalin në ceremoninë mortore.
Asmer Bilali është ish-kampioni i boksit që u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër dhe që dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit ku u vra Ferracaku hipur mbi kalë.